Edi Oga ka një apel për Edi Ramën për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha

10/12/2020 17:57

Gazetari dhe moderatori i njohur Edi Oga së bashku me avokatin Redon Meksi kanë qenë të ftuar ditën e sotme në emisionin Top Talk në top Channel për të folur rreth protestës së organizuar mbrëmjen e djeshme si dhe vrasjen e të riut nga policia.

I pyetur nga gazetari Denis Dyrnjaja nëse dy të ftuarit do të kishin Edi Ramën përpara, çfarë do t’i thonin, Edi Oga është përgjigjur në këtë mënyrë: “ Unë kam vendosur me votë. Si qytetarë kisha dashur që të dilte në ballë me moral burrëror dhe të kërkonte një hetim të pavarur për strukturat përkatës. Dhe të mbante pjesën e tij morale dhe ti shkonte zbardhjes së kësaj çështje deri në fund. Për pjesën politike absolutisht ai do të ballafaqohet më 25 prill.”

Ndërkohë Meksi ka thënë: “Reagimi që se kemi është  jo normal duke folur për vdekje jo për vrasje. Jep dorëheqjen jo vetëm për këtë për shumë arsye”

Top Channel