Protestuesit sulmojnë selinë e PS, Balla: Sa kohë Sali Berisha të drejtojë PD, partia do të ketë vizion rrëmujën

10/12/2020 21:21
Selia e PS-së

Protestuesit në Tiranë kanë sulmuar edhe selinë e PS-së mbrëmjen e sotme, ku kanë thyer dyert prej xhami e i kanë vënë flakën gardhit.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se sa kohë Sali Berisha të drejtojë PD-në, kjo parti do të ketë vizion rrëmujën, pasi sipas tij janë akte vandale.

“Sa kohë Sali Berisha të drejtojë PD, kjo parti do të ketë vizion rrëmujën, program vandalizmin dhe ekip katrahurën! Lulezim Basha ku je futur? Dil dhe distancohu nga dhuna apo s’e bën dot, s’ke faj! Sepse je ti pjese e organizimit te dhunës bashke me Moniken e me Ilirin, teksa derguat FRPD tende dhe ca nga ata te tiganit te Jales te godisnin me gure seline e Partise Socialiste!”, tha Balla.

Zjarri në selinë e PS

 

 

Top Channel