Ana tha se e ka denoncuar dy herë Arjonin në gjykatë dhe se do t’i shkojë deri në fund kësaj çështjeje, në një lidhje me studion.

Mes lotëve ajo thotë se ka bërë dy denoncime një civil dhe një penal.

“Nëse ka pasur një marrëdhënie intime, pse ka bërë një foto në gjumë, nëse ka foto të tjera t’i nxjerri të gjitha. Nuk isha në dijeni të këtyre fotove. Kur pata debatin me Arjonin ai më tha që do pendohesh që nuk do sillesh mirë me mua, më kërcënoi. Unë kam bërë dy denoncime një civil dhe një penal. Unë do e çoj këtë çështje deri në fund. Ai se di se sa e ka dëmtuar familjen time. Nuk gjej dot një përgjigje të saktë të kuptueshme për trurin se përse e bëri. Me sa di unë Arjoni ka motër vetë”, tha Ana.

Top Channel