Protestë për Klodian Rashën/ Të rinjtë përplasen me forcat blu në Korçë, një polic i plagosur (Video)

10/12/2020 16:11
Protesta në Korçë

Protesta për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një polic vijon edhe ditën e sotme.

Përfaqësues të FRPD-së bashkë me të rinj janë mbledhur në pedonalen e Korçës për të protestuar. Ata janë përplasur me policinë, ku kanë hedhur shashka, shishe e gurë.

Nga përplasja me qytetarët është plagosur edhe një polic. Të rinjtë janë shfaqur shumë të revoltuar duke shkatërruar çfarë të gjenin përpara.

I riu Klodian Rasha u vra nga një polic shumë afër shtëpisë së tij në orët e para të 8 dhjetorit.

 

Top Channel