Protesta në Berat

“Mos vini maskë, vini antiplumb” kështu shkruan në pankartën e madhe të mbajtur nga disa të rinj në Berat duke protestuar për vrasjen e Klodian Rashës.

Të rinj të shumtë në Berat janë organizuar dhe kanë marshuar në rrugët e qytetit në drejtim të sheshit përgjatë Pedonales, ku kanë vendosur qirinj në shenjë homazheve për 25-vjeçarin Klodian Rasha.

Disa të tjerë janë me pankarta me mbishkrimet “Sandra Lleshaj jep dorëheqjen”, “Poshtë Diktatura”, “Polici që vret”, të rinjtë kanë bërë thirrje për drejtësi.

“Klodiani jam unë, jemi të gjithë ne, kemi frik nga policia që paguajmë për të na mbrojtur”,  thotë një i ri.

“O Klodian o vëllai jonë ne gjithmonë do të të kujtojmë”, thonë ata njëzëri duke marshuar me pankarta, foton e viktimës dhe qirinj nëpër duar.

Të rinjtë në Berat kanë paralajmëruar që protestat do të vijojnë në rast se ministri Lleshaj nuk jep dorëheqjen. Po ashtu kërkohet zbardhja e së vërtetës dhe një reagim nga përgjegjësit për vrasjen e Klodian Rashes.

Pas ndezjes së qirinjve para drejtorisë së policisë u shpërndanë në mënyrë paqësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA