Vrasja e Klodian Rashës/ Protestë edhe në Korçë, qëllohet me gurë e sende të forta ndaj godinës së Bashkisë

10/12/2020 16:27

Shumë qytetarë janë mbledhur edhe në qytetin e Korçës, për të protestuar për vrasjen e Klodian Rashës nga policia mëngjesin e 8 dhjetorit.

Protestuesit kanë përshkallëzuar protestën e tyre duke qëlluar me gurë, shishe qelqi e sende të tjera të forta, ndaj policisë dhe ndaj godinës së bashkisë.

Është dashur ndërhyrja e  policisë të pajisur me mjetet mbrojtëse që turma e njerëzve të largohet.

Top Channel