Vrasja e Klodian Rashës/ Protestuesit në Korçë thyejnë xhamat e Bashkisë dhe djegin zbukurimet! Ndërhyn policia

10/12/2020 17:02

Protestuesit në Korçë të cilët u mblodhën për të treguar revoltën e  tyre për vrasjen nga policia të Klodian Rashës, kanë thyer xhamat e Bashkisë së qytetit si dhe u kanë vënë flakën disa zbukurimeve që janë vendosur për festat e fundvitit.

Top Channel mëson se nga hedhja e gurëve dhe sendeve të forta është plagosur një efektiv policie. Është dashur ndërhyrja e policisë së pajisur me mjete mbrojtëse për të shpërndarë turmën e protestuesve.

Top Channel