Ftesë në 5/“Futeni në parti politike për një vend pune”, shpërthen Antoneta: Është  bërë biznes!

10/12/2020 19:27

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua protesta për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha, protestë që vijon edhe sot në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

Ish- konkurrentja e “përputhen”, Antoneta Koçi tregoi se ishte e pranishme në protestën e djeshme, duke u shprehur e kënaqur që kësaj here nuk kishte pjesëmarrje politike.

Ajo dhe ish-banori i Big Brother, Anaid Kaloti, u shprehën të zhgënjyer nga politika shqiptare, duke e konsideruar tërësisht biznes.

Kritikat nuk munguan as për Belind Këllicin, kryetarin e FRPDs-së, me të cilin patën një përplasje për angazhimin e të rinjve në forume politike.

“Këtu të rinjtë angazhohen në parti politike për një vend pune, jo për qëllime të zhvillimit të vendit”, tha ndër të tjera Koçi.

Top Channel