Emigrantët shqiptarë të fshehur në anije çlirohen nga akuzat/ U arrestuan pa shkelur ende në tokën britanike (fotot)

10/12/2020 21:53

Një gabim ‘teknik’ u autoriteteve kufitare ka bërë që të bien akuzat kriminale për 69 emigrantë shqiptarë të fshehur në një anije që shkonte drejt Britanisë.

Emigrantët ishin arrestuar muajin e kaluar kur barka e madhe e peshkimit u ndalua pranë brigjeve të Anglisë lindore, në një operacion të policisë kufitare dhe agjencisë kombëtare të hetimit.

Por autoritetet nuk ndjekin dot planet e ndjekjes penale ndaj të kapurve, pasi kur ata u arrestuan, nuk kishin shkelur në tokën britnaike, që është një nga kriteret kyçe të ligjit, shkruan DailyMail.

Alp Mehmet i grupit ‘Migration Watch UK’, që kërkon kontrolle më të ashpra kufitare, tha: “Çfarë kuptimi ka veprimi kundër hyrjeve ilegale në vend, nëse procesi ligjor ndaj tyre dështon në mënyrë kaq spektakolare?”

Ai shtoi se një dështim i tillë do të inkurajojë të tjerë emigrantë të kalojnë përmes ngushticës me Francën.

Një burim i forcës kufitare britanike tha për gazeten: “Është një parim bazë që shtetasit e huaj duhet të shkelin në Britani para se të akuzohen për hyrje ilegale në vend. Ky krim duhet të ishte gjëja më e thjeshtë për autoritetet e emigracionit”.

Ministria e brendshme tha se rasti i shqiptarëve tashmë duhet të zgjidhet shpejt me largim, nëse nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në Britani.

Bashkëshortja e një prej emigrantëve tha dje për DailyMail se ishte “shumë e lumtur” për rënien e akuzave, dhe se shpresonte që të jetojë i lirë në Britani.

Autoritetet thanë se ndjekja penale vijon ndaj anëtarëve të ekuipazhit të anijes së emigrantëve, që ishin një letponez dhe dy ukrainas.

Ana Maria Ajazi, 34 vjeçe, bashkëshorti i së cilës Taulant u kap i fshehur në anijë dhe po mbahet në një qendër emigracioni, tha: “Jam shumë e lumtur për zhvillimi, shpresoj ta lirojnë së shpejti”.

Zonja Ajazi është aktualisht në Rumani, tha se shpreson që burri i saj të lirohet dhe më vonë të jetojnë së bashku në Britani.

Ndërsa Taulant Ajazi, 31 vjeçar nga Tirana tha se ai dhe emigrantët e tjerë do të apelojnë për të qëndruar në Britani. “Është e drejta jonë njerëzore të qëndrojmë në Britani me familjet tona. Jeta jonë rrezikohet në vendin tonë prej borxheve tona. Kemi folur me avokatët, nbe kemi të drejtë të jetojmë jetën tonë në liri”.

Ligji britanik thotë shprehimisht se “një person që vjen në Mbretërinë e Bashkuar me anije apo avion nuk mund të konsiderohet hyrës ilegal dersa të zbresë nga m,jeti i ardhjes”.

Ministra e brendshme ishte e zhgënjyer nga situata, teksa një zëdhënës i saj tha: “Vendimi për arrestimin e tyre dhe ngritjen e akuzave u bë nga zyrtarët që e njohin legjislacionin. Por këto janë shkelje kolektive dhe nuk kishte mundësi të kërkohej konsulencë ligjore.”

Ai shtoi: “Jeni të zhgënjyer për rënien e akuzave ndaj 69 emigrantëve dhe po punojmë për zgjidhjen e çështjes.

Dështimi teknik me akuzat erdhi pasi për operacionin e kapjes së barkës së emigrantëve 35 metra të gjatë të quajtur Svanic, përfshiu  250 zyrtarë. Ajo ishte nisur nga Belgjika.

FOTO GALERI
1/5
Ana Maria Ajazi, 34 vjeçe, dhe bashkëshorti i saj Taulant qe u kap i fshehur në anije

Top Channel