Gwyneth Paltrow thotë se ajo do të heqë dorë nga filmat pasi kuptoi se nuk e dashuron aktrimin aq shumë. Kritikat më pozitive për yllin, gjatë pesë viteve të shkuara, kanë qenë për rolin e saj të Pepper Potts në tre filmat Marvel.

Ajo tha se e humbi orientimin pasi fitoi një Oskar në 1999 dhe një pjesë e shkëlqimit të aktrimit u zbeh për shkak të qënies gjithnjë në qendër të vëmendjes së publikut. Kjo, por edhe afera e Harvey Weinstein, bëri që ajo të pyeste veten nëse aktrimi ishte në të vërtetë pasioni i saj.

Roli i saj i fundit kryesor në një film, ishte përballë Johnny Depp në Mortdecai, film ky i publikuar në 2015. Ajo ka luajtur edhe rolin e Pepper Potts, në filmat Avengers, Infinity War and Endgame, dhe Spider-Man: Homecoming. Ajo po ashtu është shfaqur në një seri të Netflixit. Aktorja 48 vjeçare, fitoi çmimin Oskar me aktrimin e saj në ‘Shakespeare in love’, që u pasua nga role në filma si The Talented Mr Ripley, Shallow Hal, Proof and Contagion.

Ajo ka thënë më herët se jeta e saj kishte ndryshuar rrjedhë pas suksesit në Hollivud. Paltrow ka bërë disa filma me kompaninë e Harvey Weinstein, Miramax. Në 2017, aktorja tha se Weinstein e kishte thirrur në suitën e tij në hotel, pas përfshirjes së saj në kastin e Emma dhe e kishte ngacmuar atë seksualisht. Ajo tha, se i dashuri i saj i atëhershëm, Brad Pitt, ishte përballur me producentin. Ky i fundit, po kryen dënimin me 23 vite burg për përdhunim dhe agresion seksual.

Top Channel