Dalin autobotet me ujë për të shpërndarë protestuesit, kryhen disa shoqërime

10/12/2020 18:55

Protestuesit vijojnë të mos largohen nga qendra e Tiranës.

Ata herë pas herë janë konfrontuar me policinë duke qëlluar ndaj tyre me gurë dhe sene të forta. Ndërkohë policia është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës.

Nga filmimet e kamerave është parë që janë kryer edhe disa shoqërime. Ndërkohë në rrugë kanë dalë autobotet të cilët herë pas here hedhin ujë për të shpërndarë protestuesit.

Top Channel