Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga vranësira të dendura të cilat do të sjellin reshje shiu. Në zonat jugore dhe qendore reshjet do jenë më intensive, ndërsa në zonat e thella malore reshjet do jenë në formën e borës. Reshjet pritet të vazhdojnë edhe nesër.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -2°C në 03°C, në zonat e ulëta nga 04ºC në 11°C dhe në zonat bregdetare nga 07°C në 13°C.

Era do të fryejë në drejtim Jugor-Juglindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga vranësira të dendura duke sjellë reshje me intensitet shiu, ndërsa në zonat e thella malore reshjet do jenë në formën e borës. Në zonat e thella veriore reshjet do jenë në formën e borës. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -2°C në 06°C dhe në zonat e ulëta nga 02°C në 07°C.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të vendit, Kosovës dhe botës:

FOTO GALERI
1/6

Top Channel