Personi i parë që bëri vaksinën në Britani lë spitalin: Ndihem shumë mirë!

10/12/2020 20:22
Margaret Keenan

E moshuara Margaret Keenan, personi i parë që bëri vaksinën e COVID sot la spitalin.

Margaret Keenan e cila do të mbushë 91 vjeç javën e ardhshme është shprehur se për të kjo vaksinë ishte si një dhuratë e hershme për ditën e lindjes së saj.

 “Këshilla ime për këdo që heziton për vaksinën është ta marrë. Nëse unë munda të arrij moshën 90 vjeçare, edhe ti mundesh. Po ndihem shumë dhe më vjen mirë që po shkoj në shtëpi, që të kalojë një jetë të mirë dhe të shëndetshme me familjen” , tha ajo.

Britania është vendi i parë në botë i cili miratoi vaksinën anti-COVID, ditën e sotme ka konfirmuar se do të nisë vaksinën edhe Kanadaja, ndërkohë qe sot do të zhvillohen diskutimet për miratimin në ShBA.

Top Channel