E diel, 28 Mars 2021
08:03
Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 46-vjeçari

Një 46-vjeçar është arrestuar në Sarandë pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.

07:52
Dhunë në familje, tapë në timon e aksident/ 5 të arrestuar në Tiranë

Pesë persona janë arrestuar për vepra të ndryshme penale në Tiranë.

07:47
Shpresë për lëvizjen e anijes së bllokuar në kanalin e Suezit

Prej ditësh anija e mallrave „Ever Given“ ka bllokuar kanalin e Suezit. Tashmë sipërmarrja e lundrimeve detare GAC njofton për përparim në shmangien e havarisë.

07:41
Mikrobusi përfshihet nga flakët në Vlorë

Një mikrobus është përfshirë nga flakët gjatë natës në në lagjen “1 Maji në qytetin e Vlorësl pasi në oborrin e një banese ka rënë zjarr.

07:21
Ndryshon ora, akrepat lëvizën 60 minuta përpara

Në orën 2 të mëngjesit ora ndryshoi, ku akrepat e orës lëvizën 60 minuta përpara.

07:14
Sot nis vaksinimi masiv i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”

Vaksinimi masiv i popullsisë nis ditën e sotme ku në sheshin “Skënderbej”.

06:40
Diell dhe rritje temperaturash, ky është parashikimi i motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash që do të sjellin mot të kthjellët në të gjithë territorin.

06:13
Gjyqi për vdekjen e afrikano-amerikanit George Floyd

Një juri e larmishme racore në Mineapolis do të vendos për fatin e një ish-polici të bardhë në gjyqin për vdekjen e afrikano-amerikanit George Floyd që fillon të hënën. Pamjet filmike të incidentit tregojnë ish-oficerin e policisë Derek Chauvin duke mbajtur gjurin në qafën e afrikano-amerikanit Floyd për gati tetë minuta. Ngjarja shkaktoi protesta në të gjithë botën dhe gjyqi pritet të ndiqet me vëmendje.

06:03
Irani dhe Kina nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi 25-vjeçare

Ministrat e jashtëm të Kinës dhe Iranit nënshkruan të shtunën një marrëveshje bashkëpunimi 25-vjeçare midis dy aleatëve në një ceremoni të transmetuar drejtpërdrejt në televizionin shtetëror.

05:55
Ja cili vend në Europë po udhëheq garën e vaksinimit kundër COVID-19

Ndërkohë që Mbretëria e Bashkuar është shumë përpara pjesës tjetër të Evropës në vaksinat totale të administruara, vendet e tjera janë përpara për sa i përket përqindjes së popullsisë së tyre plotësisht të vaksinuar kundër COVID-19, që zakonisht do të thotë dy doza të vaksinës.

05:46
Si të pastroni enët e gjakut me një trajtim të thjeshtë natyral

Enët e bllokuara të gjakut janë arsyeja kryesore për shumë probleme të rrezikshme të zemrës. Arterioskleroza cilësohet si sëmundja gjatë të cilës muret e enëve të gjakut, si arteriet, ngurtësohen dhe bllokohen.

05:27
Gjethet e ullirit/ Mënyrat e përdorimit për shëndetin e zemrës dhe të trurit

Përdorimet e gjetheve të ullirit në mjekësinë popullore datojnë që në kohën e Egjiptit të lashtë. Asokohe, besohej se këto gjethe të ishin simbol i një fuqie hyjnore. Gjethet e ullirit përmbajnë përbërës bioaktivë të fuqishëm dhe antioksidantë, njësoj si vetë ulliri.

05:02
Italia e mbyllur deri në maj, nga e hëna 10 rajone me të kuqe

Italia do të mbetet e mbyllur deri në maj dhe nga e hëna më shumë se gjysma e vendit do të jetë në zonën e kuqe, me Kalabrinë, Toskanën dhe Valle d’Aosta-n që do t’i shtohen 7 rajoneve dhe provincës autonome të Trentos në të cilën janë në fuqi kufizimet më të vështira, ndërsa Lazio është përsëri në portokalli. Me 24 mijë raste të reja dhe 450 vdekje në një ditë, qeveria konfirmon ashpërsinë maksimale edhe pas Pashkëve.

04:55
COVID-19, Franca në situatë pandemike kritike

Franca është në një situatë pandemike kritike e goditur nga një valë e tretë që po përshkon Europën, ndërsa shtoi sot kontrollet mbi ndalimin e udhëtimit.

03:20
Rritet në 141 numri i vrarëve në ditën më të përgjakshme të protestave në Mianmar

Në Mianmar ka ndodhur goditja më e dhunshme kundër protestuesve pro-demokracisë sot kur regjimi ushtarak në pushtet tregoi forcën e tij në Përvjetorin e Forcave të Armatosura.

03:57
Rusia akuzon shefin e NATO-s se gënjen në lidhje me përpjekjet për dialog

Rusia të premten kritikoi ashpër deklaratën e shefit të NATO-s, duke e cilësuar “gënjeshtër” komentin e tij se Moska refuzon të ketë dialog me aleancën.

03:46
Turqia regjistroi mbi 30 mijë raste të reja me COVID-19

Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 30.021 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), përfshirë 1.281 pacientë simptomatikë, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend ka tejkaluar shifrën 3,17 milionë.

01:59
Bie zjarr në një spital COVID-i, ndërrojnë jetë nëntë pacientë!

Të paktën nëntë pacientë me koronavirus vdiqën në një zjarr që përfshiu një qendër tregtare që strehonte një spital në Mumbai ditën e djeshme.

01:37
Koreja e Veriut reagon ndaj presidentit Biden, Kim Jong: Do ballafaqohen me diçka që nuk do u pëlqejë

Koreja e Veriut kërcënoi me “një ndërtim të mëtejshëm ushtarak” të shtunën në përgjigje të reagimit të presidentit amerikan Joe Biden për lëshimin e raketave të kësaj jave, një provë armësh që shënoi provokimin e parë thelbësor të Penianit që kur presidenti i ri i SHBA-së mori detyrën.

01:14
Sot nis vaksinimi i 70-vjeçarëve, vaksinat e BE vijnë në prill

Sot do të nisë vaksinimi masiv i të moshuarve nga mosha 70 vjeç.

00:53
Challandes: Të bëjmë një ndeshje të madhe, Ibran e mbulojmë si ekip

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes kërkoi kujdes maksimal nga skuadra e tij sidomos në aspektin mbrojtës para përballjes me Suedinë në “Fadil Vokrri”.

00:22
Icardi jashtë mundësive, Lacazette i arritshëm, plani i Romës për merkaton

Nevoja mund të shndërrohet në mundësi. Në krizën botërore, në të cilën është përfshirë edhe Kanali Suezit, Roma mund të rindërtojë planet e saj të investimeve pa u shqetësuar për parametrat e “Fair Play-t Financiar” të përcaktuar nga UEFA, që është në plan për t’u anuluar madje, për shkak të pandemisë.

00:05
Video/ I anullohet goli i fitores, ‘tërbohet’ Ronaldo, ndëshkohet me…

Portugalia barazoi 2-2 me Serbinë në ndeshjen e vlefshme për eleminatoret e Katar 2022. Por në këtë ndeshje la shenjë një episod që ndodhi në fund.

E shtunë, 27 Mars 2021
23:56
Katar 2022/ Belgjika bën një hap fals, barazon 1-1 me Republikën Çeke

Plot surpriza dhe emocione ishte edhe kjo mbrëmje me ndeshjet e vlefshme për kualifikueset e Katar 2022.

23:51
Halaand “i vogël” para Turqisë, Holanda kursehet me Estoninë

Start perfekt i Turqisë në eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”. Përfaqësuesja e drejtuar nga veterani Senol Gunes mposhti thellë 0-3 Norvegjinë në stadiumin “La Rosalada” të Malagas dhe tashëm kryeson me pikë të plota (6 pikë) Grupin G së bashku me Malin e Zi.

23:40
Kualifikueset Katar 2022/ Ronaldos i anullohet goli në minutat shtesë, Portugalia barazon 2-2 me Serbinë

Një gol fantazmë i Cristiano Ronaldos në sekondat e fundit të shtesës në sfidën Serbi – Portugali 2-2 do të diskutohet gjatë në ditët në vijim, aq më tepër që i hoqi dy pikë përfaqësueses luzitane dhe mundësinë për të kryesuar e vetme Grupin A kualifikues.

23:38
Jetoi 5 vite me fëmijët e saj në jetimore, djemtë falenderojnë nënën që nuk i braktisi kurrë pavarësisht problemeve të mëdha ekonomike

Problemet ekonomike, debatet, konfliktet, ose paragjykimet shpesh herë janë faktorët që çojnë një familje të ndahet pavarësisht dashurisë që kanë për njëri- tjetrin.

22:54
“Mos m’i largoni!”, pretendon se po ndikojnë tek fëmijët e saj, nusja konfliktohet me ish-vjehrrit

Midis çifteve të martuara gjithmonë mund të ketë debate ose konflikte por agravimi i tyre mund të kenë pasoja serioze për marrëdhënien. Pavarësisht përpjekjeve për të rregulluar situatën mund të ndodhë që ngjarjet të degradojnë dhe çiftet vendosin që të shkojnë drejt divorcit.

22:52
Turqia regjistroi mbi 30 mijë raste të reja me COVID-19

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer mbi 37,65 milionë teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 223.214 teste të kryera gjatë ditës së fundit

22:47
Maqedoni e Veriut, 35 viktima dhe 1.320 raste të reja me COVID-19

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka shkuar në 126.230, ndërsa numri i vdekjeve në 3.642

22:18
Nesër fillon vaksinimi masiv, ngrihen çadrat në sheshin “Skënderbej”, Manastirliu: Do kryejmë mbi 10 mijë vaksinime në ditë

Tiranë- Në sheshin “skënderbej” po bëhen përgatitjet për të nisur nesër vaksinimin masiv. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu nga sheshi “Skënderbej” ku po ngrihen çadrat për vaksinimin, tha se ambicia është për të vaksinuar mbi 10 mijë qytetarë në ditë.

22:17
KE: Së shpejti vijnë vaksinat në Kosovë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen thotë se së shpejti do të arrijë vaksinat e financuara nga Bashkimi Evropian në Kosovë dhe shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

21:58
“Dua nuse për djalin”, vajzat e “Përputhen” në garë për t’i fituar zemrën vjehrrës së ardhshme

Në programin “Dua të të bëj të lumtur” përgjatë këtyre viteve kemi parë personazhe nga më të ndryshmit të cilët kanë kërkuar ndihmën e emisionit për të gjetur mikun ose shoqen e jetës, si dhe për të shprehur dashurinë që kanë për dikë në një mënyrë të paharrueshme. Si kurrë më parë, mbrëmjen e sotme në studion e programit kishte ardhur një nënë që kërkonte nuse për djalin e saj.

21:54
I vihet flaka bujtinës në Theth, Ilir Beqaj: Akt kriminal

THETH- Një bujtine i është vënë flaka, duke u shkrumbuar plotësisht në Theth të Shkodrës. Mësohet se bujtina e quajtur “Buni i Bajraktarit”, është në pronësi të Gëzim Olaj.

21:51
‘Spiunja’ ruse Maria Butina: Burrat e fuqishëm e inteligjentë, dobësia ime (Fotot)

Ish-e pretenduara si agjente ruse në SHBA, Maria Butina thotë se fundmi se nuk ka qenë fare një “spiune” por vetëm një e re që adhuronte armët, me një “dobësi” për burrat e fuqishëm dhe inteligjentë.

21:32
Më pak investime të huaja ekspertët shikojnë me optimizëm afrimin e amerikanëve dhe francezëve

Investimet e huaja direkte e kanë mbyllur vitin 2020 në rënie. Sipas të dhënave Bankës së Shqipërisë fluksi i kapitalit te huaj të hyrë në ekonomi vitin e kaluar arriti në 933 milionë euro, nga mbi 1 miliardë euro që ishte në vitin 2019, duke shënuar një rënie prej rreth 13%.

21:30
Kurti emëroi 4 zëvendësministra

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në javën e parë të marrjes së detyrës i ka emëruar katër zëvendësministra, të cilët i ka uruar për pozitën e re dhe u ka dëshiruar suksese në plotësimin e synimeve dhe përgjegjësive të tyre.

21:24
Rikthehet ora verore, akrepat do të lëvizin një orë përpara, dita zgjatet 60 minuta

Me ardhjen e pranverës ndodh edhe ndryshimi i orës, ku akrepat lëvizin 60 minuta përpara. Në natën mes të shtunës dhe të dielës, më 28 mars do të kthehet ora e verës.

21:18
I dërguari i posaçëm amerikan për Afganistanin shkon në Turqi dhe rajon

UASHINGTON – I dërguari i posaçëm amerikan për Afganistanin, Zalmay Khalilzad po shkon në Turqi dhe rajon, tha Departamenti i Shtetit të shtunën, në një përpjekje për të inkurajuar palët afgane të shpejtojnë negociatat për t’i dhënë fund konfliktit në vend.

21:14
Thunberg për klimën: Shqetësimet për zvogëlimin e organit, bëjnë që njerëzit të angazhohen

Aktivistja adoleshente suedeze Greta Thunberg ka treguar se është serioze kur eshte fjala për ndryshimet klimatike, por po dëshmon rishtas se ka dhe sens të hollë humori.

20:57
Manastirliu për TCH: Qytetarët mund të aplikojnë edhe në “e-Albania” për të bërë vaksinën

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren e Top Channel, Kristi Gongo, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zbuluar se qytetarët duke nisur nga dita e hënë do të mund të aplikojnë apo të marrin informacion lidhur me bërjen e vaksinës, në portalin qeveritar “E-Albania”

20:53
Elon Musk tregon argumentin më të fortë përse nuk beson se alienët ekzistojnë (fotot)

Pronari miliarder i kompanisë Tesla ka deklaruar më parë në mediat sociale se ‘është një alien’, por tashmë duket se ka ndryshuar mendje.

20:30
Britani, vaksinë të dytë anticovid, do rivaksinohen të gjithë personat mbi 70 vjeç

Të gjithë banoret mbi 70 vjec si dhe punonjësit e shëndetësisë dhe ata që janë klinikisht më të rrezikuarit, do marrin një dozë të re përforcuese vaskinë anti-kovid, duke filluar nga muaji shtator. Në një interviste dhënë Telegraph-it në Londër, ministri Britanik që mbulon fushatën e vaksinimit, tha se deri në vjeshtë Britania, do ketë në dispozicion tetë lloj të reja vaksinash të kësaj natyre.  

20:22
Udha e kryqit në Shkodër/ Një javë para pashkës përkujtohen mundimet e Jezu Krishtit

Besimtarët katolik të Shkodrës kanë kremtuar “Udhën e Kryqit” në Malin e Taraboshit. Përmes 14 ndalesave, ata përkujtuan vuajtjet dhe mundimet e Jezu Krishtit që nga momenti i dënimit e deri tek kryqëzimi.

20:13
Përdhunoi 43-vjeçaren/ Arrestohet 20-vjeçari në Devoll, la shtatzënë gruan me aftësi të kufizuara

Top Channel ka siguruar pamjet nga banesa ku jetonte 20 vjeçari Klajdi Karuni i arrestuar një ditë më parë pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një 43 vjeçare me aftësi të kufizuara të shëndetit mendor në fshatin Miras.

19:55
Kryemadhi, fushatë në Gramsh/ Prezanton kandidatët: Prioritet rikthimi në identitet i zonës

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte në Gramsh  ku prezantoi kandidatët për deputetë Vladimir Muka dhe Saimir Kumrija.

19:51
Basha, fushatë në Tiranë/ “Trokisni në dyert e socialistëve të zhgënjyer”

Kryetari i Partisë Demokratike u takua me mësues të arsimit parauniversitar  në Tiranë,  të cilëve u premtoi rritje  të pagave.

19:44
Intervista/ 25 Prilli, Kryevëzhguesja e ODIHR: Do të jemi në zonat e nxehta

Kryevëzhguesja e OSBE ODIHR Urszula Gacek në një intervistë dhënë gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu tregohet e kujdesshme të japë një vlerësim për parapërgatitjet e deritanishme të zgjedhjeve të 25 Prillit.

19:32
Shijak, mbarojnë 567 shtëpi të reja/ Kryeministri inspekton projektet dhe ndjek nga afër vaksinimin e mësuesve

Kryeministri Edi Rama ishte në Shijak ku ka përfunduar ndërtimi i të gjithë banesave individuale te dëmtuara nga tërmeti. Në këtë bashki 567 familje janë rikthyer në shtëpitë e tyre të reja. Dy kryefamiljarët e fundit i morën  çelësat në dorë nga shefi i qeverisë.  

19:25
Prova e Barcelonës/ 5000 vetë marrin pjesë në koncertin e rrokut pas testit Covid

Pesë mijë amatorë të muzikës do të marrin pjesë në një koncert në Barcelonë të Spanjës pasi të kenë kaluar testin e Covid-19 brenda të njëjtës ditë, në një provë të efektivitetit të planit për parandalimin e virusit në evente të mëdha kulturore.

19:20
‘Paloka i dehur, Luli me…’/ Rama ironizon opozitën: Nardi jo aq keq

Nga Kruja, Edi Rama tha se rivali i tij Lulzim Basha drejtohet nga Sali Berisha. “Ka vendosur një kukull atje dhe e drejton me telekomandë nga Lalzi”.

19:17
Beteja Rama-Basha, kryeministri e krahason me një garë mes dy gomerësh: Luli nuk bën, fle gjumë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka prezantuar kandidatët në Krujë ku nuk ka kursyer batutat dhe sulmet ndaj opozitës.

19:13
“BE vaksina me pagesë”/ Ngrihen ambientet e vaksinimin masiv në Tiranë, Manastirliu: Të hënën firmosim “11 milionë euro grant”

TIRANË- Në sheshin “Skënderbej” ka filluar përgatitja e ambienteve për procesin e vaksinimit masiv me vaksinën kineze duke filluar me të moshuarit mbi 70 vjeç.

19:04
Përfshihet nga flakët “Jeep” në Fier

Fier – Sot rreth orës 17:40, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, ka marrë flakë në ecje automjeti tip “Jeep” me drejtues shtetasin A. J.

18:50
“Më thuaj një dëshirë” mbyll sezonin e parë, moderatorja Fjoralba Ponari mes lotësh, jep një lajm të mirë!

Prej datës 2 janar, në ekranin e Top Channel nisi rrugëtimin reality show “Më thuaj një dëshirë”.

18:49
Gilberta nuk ja përton Naumit, pasi ai i ngatërron emrin

Gilberta dhe Naumi kanë pasur një “përplasje” mes tyre, në emisionin “PerPuthen”.

18:37
Ndriçimi bën pompa për të rritur performancën përpara takimit me Lindën

Takimi i parë në PërPuthen 40 për ditën e sotme ka qenë ai mes Linditës dhe Ndriçimit. Ky i fundit është shprehur se takimi i kishte pëlqyer shumë dhe për këtë arsye ishte ndjerë si në shtëpinë e tij.

18:35
Gilberta sjellë në studio kekun e ëmbël, për kë e ka gatuar?

Episodi i tretë i PërPuthen 40 ka nisur disi ndryshe.

18:18
Peshkaqeni i lashtë 500 vjeçar besohet si vertebrori më i vjetër në jetë (fotot)

Një peshkaqen i Groenlandës, i zbuluar në veri të oqeanit Atlantik, besohet se mund të ketë lindur në vitin 1505 – çka e bën atë më të vjetër se Shekspiri.

18:07
COVID-19/ 425 raste të reja dhe 12 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

17:54
Vetëm 21-vjeç! Covid-19 i merr jetën studentit të mjekësisë nga Librazhdi

TIRANË- COVID-19 i ka marrë jetën një 21-vjeçari nga fshati Polis i Librazhdit.

17:47
Kriza e Kanalit të Suezit/ Lëviz për herë të parë super-anija që bllokon kalimin (fotot)

Anija gjigande që ka bllokuar Kanalin e Suezit ka lëvizur sot për herë të parë që prej nisjes së krizës, njoftuan autoritetet, të cilët shtuan se ka shpresa që kalimi të lirohet ndoshta brenda javës.

17:20
Ujë i pijshëm në Krujë, Rama mbush shishen në rubinet: Gëzuar! Shishen e parë çojani PD-së

“Uji i pijshëm i Krujës, 24 orë! Gëzuar!” Ky është urimi i ngritur me një shishe ujë nga Ujësjellësi i ri i Krujës, që Kryeministri Rama iu drejtoi banorëve të zonës, të cilët me realizimin e këtij projekti jetik lanë pas një periudhë të vështirë të furnizimit me ujë, të trashëguar për 30 vite. Të shumë premtuar, por asnjëherë të realizuar.

17:19
Pas manovrës guximtare, makina e karabinierëve italianë përfundon vertikalisht mes pemëve (fotot)

Një manovër e gabuar pilotimi ka bërë që makina e shërbimit të karabinierëve në Itali të përfundojë e ngulur vertikalisht mes dy pemëve.

17:18
OBSH, thirrje për dhurim vaksinash për vendet e varfëra

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të dhurojë vaksina të COVID-19 për vendet me të ardhura më të ulëta, duke përmendur nevojën urgjente për 10 milionë doza për një program të shpërndarjes së vaksinave të mbështetur nga OBSH-ja.

16:47
10 fotot më ‘të çmendura’ të vullkanit islandez Fagradalsfjall në Geldingadalur

Një vullkan që qëndronte ‘i fjetur’ prej 6000 vjetësh është zgjuar në stil spektakolar në gadishullin islandez të Reykjanes duke shpërthyer në 21:30 të 19 marsit, dhe prej atëherë vijon spektaklin e krisjeve të shkëlqyera të tokës dhe lëshimit të ujëvarave të llavës.

16:32
Rama bisedë me Ursula von der Leyen: Së shpejti 651 mijë vaksina Pfizer do të vijnë në rajon nga BE

Së shpejti 651 mijë vaksina Pfizer do të vijnë në rajonin e Ballkanit Perëndimor si një dhuratë nga Bashkimi Evropian. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili pasditen e sotme ka pasur një telefonatë me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ku edhe është njoftuar për lajmin e mirë.

16:18
Pamje të rralla të tre nëndetëseve bërthamore ruse që dalin njëkohësisht në sipërfaqe duke thyer akujt Arktikë (foto-video)

Tre nëndetëse bërthamore ruse kanë dalë në sipërfaqe pranë njëra-tjetrës, duke thyer akullin pranë Polit të Veriut, si pjesë e manovrave ushtarake madhore të Rusisë në Arktik.

16:14
Një vjetori i anëtarësimit të Maqedonisë në NATO, mbi qiell fluturuan avionët grek

Fluturimi i tre avionëve të NATO-s nga Forcat Ajrore Greke si pjesë e misionit patrullues ajror, shënuan fillimin e ceremonisë së kremtimit të njëvjetorit të anëtarësimit në NATO.

16:10
Veliaj nga Lagjja 12: “Për PS-në çdo ditë është fushatë; Zona e ‘Freskut’ së shpejti me parashkollor, 9-vjeçare dhe gjimnaz të ri”

Nga zona e njohur si “Fresku” në Tiranë, kryebashkiaku Erion Veliaj njoftoi se shumë shpejt aty do të ndërtohet një parashkollor i ri, shkollë 9-vjeçare e re dhe një gjimnaz i ri, të gjitha në një hapësirë.

16:05
Të paktën 90 të vrarë në protestat pro-demokracisë në Mianmar

Të paktën 90 vetë u vranë të shtunën në Mianmar ndërsa junta vazhdoi goditjen brutale ndaj protestuesve pro-demokracisë në të gjithë vendin në Ditën e Forcave të Armatosura, sipas dëshmitarëve dhe raporteve të shumta të lajmeve. Kjo është një nga ditët më vdekjeprurëse të protestave që nga grushti ushtarak i 1 shkurtit.

15:40
“Nuk e prisja të arrija në këtë standard”/ Rama takon sipërmarrësit e agroturizmit në Shijak

Agroturizmi po kthehet në një brand të fshatit shqiptar dhe është e ardhmja e ekonomisë rurale në vend. Është kthyer në një mundësi të fuqishme jo vetëm punësimi, por edhe tregu për produktet bujqësore të njerëzve të lidhur me tokën në fshat.

15:39
Rënie tmerri/ Skiatori kampion i Norvegjisë në gjendje kome pas humbjes së kontrollit e përplasjes nga hedhja (Pamje të rënda)

Kampioni i Norvegjisë për kërcimin me ski Daniel-Andre Tande, është dërguar sot me urgjencë në spital me helikopter pas një rënie horrori gjatë konkurrimit në kupën e kërcimit me ski në Slloveni.

15:27
Kosovë/ 11 të vdekur dhe 873 raste të reja me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.371 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 873 raste pozitive.

15:20
Nuk bie në qetësi Deti Adriatik, regjistrohet tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.9

Një tërmet me magnitudë 5.9 të shkallës Rihter është shënuar ditën e sotme në Detin Adriatik.

15:14
E rëndë në Shkodër/ 65-vjeçari hidhet nga kati i katërt i pallatit dhe ndërron jetë

Një 65-vjeçar është hedhur nga kati i katërt i pallatit në qytetin e Shkodrës dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

15:04
Nesër vaksinimi masiv/ Në sheshin “Skënderbej” do vendosen sot çadrat

Në sheshin “Skënderbej” ditën e nesërme do të nisë procesi i vaksinimit masiv me vaksinën kineze duke filluar me të moshuarit mbi 70 vjec. Ata janë lajmëruar nga qendrat shëndetësore sipas rendit alfabetik.

15:02
Veliaj prezanton Ermonela Felajn në Lagjen 12: “Mandati i tretë për PS-në, është mandat për Shqipërinë dhe të ardhmen”

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj prezantoi nw lagjen 12 kandidaten për deputete të Partisë Socialiste, Ermonela Felaj, e 13-a në listë.

15:01
Arjan Sala do shpallet dëshmor/ Shokët e tij tregojnë si hyri në magazinën me flakë për të shpëtuar kolegët

Arjan Sala u kthye në shtëpi i pajetë pas një lufte me zjarrin prej nga ku shpëtoi jetët e shumë njerëzve që gjendeshin në magazinat nëntokësore të një qendre tregtare.

14:55
“More vesh ti?”, Rama mëson kamarierin si të shpërndajë kafet

Ditën e tretë të fushatës, Edi Rama ishte në Shijak, ku zhvilloi takime me banorët, pa nga afër rindërtimin e banesave individuale si dhe procesin e vaksinimit.

14:50
Koreja e Veriut paralajmëron SHBA: “Kujdes me deklaratat, mendoni mirë pasojat”

Koreja e Veriut priste një tjetër reagim nga Shtetet e Bashkuara pas testit të fundit më raketa të vendit të izoluar komunist.

14:34
Në spitalet në Kosovë po trajtohen 837 pacientë

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) thotë se në klinikat dhe spitalet rajonale po trajtohen 837 pacientë, ku 30 prej tyre janë në gjendje të rënduar shëndetësore.

14:22
Efektet e pandemisë/ Shtohet ankthi dhe depresioni tek të rinjtë

Një numër më i madh të rinjsh në Shtetet e Bashkuara ndihen në gjendje ankthi ose depresioni këto gjashtë muajt e fundit të pandemisë, ndërkohë që më pak njerëz se më parë thonë se morën ndihmën e nevojshme, sipas një studimi të qeverisë amerikane.

14:14
Bllokimi i kanalit të Suezit mund të shkaktojë mungesën e letrës higjienike në të gjithë botën

Anija e madhe që ka bllokuar kanalin e Suezit mund të shkaktojë mungesën e letrës higjienike në të gjithë botën.

13:58
Nënë për herë të parë, Eliona Pitarka tregon ndjesinë që pati kur mori vajzën në krah: Magji, nuk e shpjegoj dot me fjalë

Aktorja Eliona Pitarka është bërë nënë për herë të parë. Ajo është bërë nënë e një vajze, të cilën e ka pagëzuar me emrin Gala.

13:46
“Sfida me Suedinë, e vështirë”/ Lojtarët e Kosovës vlerësojnë kundërshtarin

Mbrëmjen e së dielës, Kosova do të nisë fushatën kualifikuese të Botërorit 2022 me një ndeshje të vështirë, atë ndaj Suedisë së Zlatan Ibrahimovic në ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

13:37
Emri/ Kush është 31-vjeçari që ekzekutoi të riun shqiptar në Britani

Një burrë është arrestuar nga policia britanike pasi akuzohet se ka vrarë 21-vjecarin shqiptar Renato Geci, i cili u qëllua për vdekje me thikë në Hounslow, Britani më 22 mars.

13:29
Ndihen të kërcënuar nga SHBA/ Irani dhe Kina nënshkruajnë marrëveshje për 25 vjet

Irani dhe Kina pritet ta nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi që thuhet se do të jetë në fuqi për 25 vjet.

13:22
Edhe  Bashkia Tiranë do të nderojë heroin Arjan Sala, Veliaj: E paharruar qoftë sakrifica e tij

Bashkia e Tiranës ka vendosur që të nderojë heroin Arjan Sala i cili humbi jetën në një moshë tepër të re për të ndihmuar kolegët.

13:18
Anglia ndaj Shqipërisë/ Southgate, me më të mirët në fushën e lojës

Gareth Southgate nuk e nënvlerëson aspak ndeshjen e Anglisë me përfaqësuesen shqiptare për kualifikueset e Botërorit 2022 që do të luhet ditën e diel në Air Albania Stadium.

13:09
Suezi drejt zhbllokimit/ Pronarët e anijes së ngecur: Mund të zhvendoset sot

Anija gjigande që po mban të bllokuar kanalin e Suezit, mund të lirohet shpejt thonë pronarët japoneze të saj të cituar nga DW.

13:04
Rruga e re “Katër Rrugvet’Shijakut” çliron banorët nga makthi

E kishin pritur prej 30 vitesh dhe tashmë, qytetarët e Shijakut kanë rrugën e dëshiruar, e mundësuar nga financimi i qeverisë përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

12:59
Vaksinimi i edukatoreve në Shijak, Rama-Manastirliu: Nesër nis vaksinimi masiv

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, kanë ndjekur nga afër  vaksinimin e edukatoreve të kopshteve dhe çerdheve në Shijak.

12:52
Devoll/ Akuzohet se ka kryer marrëdhënie me 43-vjeçaren me probleme mendore, 20 vjeçari pranon aktin e rëndë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në Devoll, ku një 20-vjeçar dyshohet të ketë përdhunuar e lënë shtatzënë një 43-vjeçare.

12:41
Rama në Shijak, vajza e vogël e ndalon në rrugë: Je më i mirë se Luli

Dita e tretë e fushatës elektorale ka gjetur kryeministrin Edi Rama në qytetin e Shijakut.

12:26
Dafina Zeqiri infektohet me Covid-19: S’mund të ndiej asgjë…

Shumë personazhe të njohur të ekranit janë infektuar me Covid-19.

12:18
Shijak/ Rama shikon nga afër procesin e përfundimit të banesave individuale. Banori: Të na rroni sa malet…

Kryeministri Edi Rama ka parë nga afër rindërtimin e të gjitha banesave individuale të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

12:15
“Murtaja”, më e lexuara/ Gjatë pandemisë ishte libri më i kërkuar në bibliotekën e Elbasanit

Në kohë të vështira e të panjohura njerëzit kërkojnë zgjidhje, kërkojnë përgjigje.

12:06
Arrestohet ish zyrtari i Komunës së Shëngjinit, akuzohet se ka tjetërsuar sipërfaqe toke në bregdet

Ish zyrtari i Komunës së Shëngjinit, Agustin Gjini është arrestuar nga policia pasi akuzohet për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”.

11:50
Dëmtohet Marash Kumbulla, humb ndeshjen me Anglinë

Lajme të këqija nga kombëtarja shqiptare përpara ndeshjes me Anglinë.