Një muaj pas ardhjes së regjimit taliban, foto-dokumentari sjell ndryshimet e përditshmërisë në Kabul (pamjet)

20/09/2021 18:49

Foto-gazetarja Stefanie Glinski ka raportuar me lentet e saj ngjarjet e katër javëve të fundit në Kabul nën regjimin e udhëheqësve të rinj të qytetit.

Në galerinë e saj të publikuar nga britanikja The Guardian, jepet realiteti i ri i drejtimit nga militantët me armë të zhveshura në rrugë, të cilët morën kontrollin pas vetëm disa javë ofensive, që prej njoftimit të largimit të pashpjeguar të forcave të SHBA nga vendi.

100,000 njerëz kanë arritur deri tani të largohen për t’i shpëtuar pasigurisë duke marrë avionët nga aeroporti ndërkombëtar, ndërsa ata të mbetur prapa po mundohen të përshtaten me realitetin.

Pas arratisjes së presidentit Ashraf Ghani dhe kabinetit të tij, qeveria e re talibane thotë se do t’i japë fund disa dekadave të vuajtjes, vdekjes, shkatërrimit e varfërisë që kanë qenë gjithmonë prezente në vend.

Por tashmë grupi që amerikanët erdhën për të mundur në Afganistan, është përsëri në pushtet. Në një mur në rrugët kryesore të Kabul shkruhet: “Kombi ynë me ndihmën e Zotit, e mundi Amerikën,” në vend të muraleve shumëngjyreshë që më parë dekoronin qytetin.

Militantët kanë shpallur vendin “Emirat Islamik” dhe raportimet thonë se janë ndaluar balonat e fëmijëve, apo pjesëmarrjen e grave në adminsitratën qeveritare.

Luftëtarët talibanë shihet kudo me kallashnikovët e tyre në qytet, madje edhe duke vizituar kopshtin zoologjik apo në liqenet piktoreske të periferisë.

Flamuri kombëtar afgan është zëvendësuar me emblemën bardhë e zi të “Emiratit Islamik”, të cilat po shiten nga fëmijët në rrugët me trafik të rënduar të qytetit.

Gratë janë lejuar të studiojnë por të drejtat e tyre janë minimale në krahasim me regjimin e shkuar pro-evropian. Në disa raste ato kanë dalë në protesta duke kërkuar rikthimin në punë dhe në arsim, disa prej të cilave janë bërë të dhunshme me protestues apo gazetarë të rrahur e arrestuar nga militantët.

FOTO GALERI
1/17
Vajza afgane shikon luftetaret talibane ne trotuar

Top Channel