Me bazuka në krah, pedalojnë në liqen: Argëtimi qesharak i talebanëve!

20/09/2021 15:52

Luftëtarët frikësues talebanë gjetën një mënyrë të çuditshme argëtimi në parkun e vetëm kombëtar të Afganistanit: disa orë pas ii gjithë stafi i tij u përbërë nga femra u ndalua të shkonte në punë, talebanët hynë e morën biçikleta uji.

Teksa shijonin pedalimin fëminor në ujin e kthjellët të liqenit Band-e Amir, ata nuk hoqën për asnjë moment nga krahu granatahedhëset e kallashnikovët.

Parku në fjalë, një prej pikave turistike më të preferuara në vend, ka 6 liqenë të thellë me ujë të mrekullueshëm ngjyrë blu. Provinca e Bamiyanit në të cilin ai ndodhet, është pikërisht vendi ku talebanët hodhën në erë pak përpara pushtimit amerikan të 2001-shit dy statuja gjigante 1,500 vjeçare të Budës, të cilat ishin gdhendur në shkëmb.

Fanatikët e armëve, që kanë ndërmarrë në plot raste ekzekutime brutale, vrasje me gurë e sulme të tjera të egra, janë parë të luajnë edhe me makinat e një parku lodrash për fëmijë.

Top Channel