Më shumë se 60 pinguinë të rrezikuar vriten nga pickimet e morisë së bletëve në Afrikën e Jugut (fotot)

20/09/2021 17:35

Dhjetra pinguinë të rrezikuar janë vrarë në një incident të botës së egër në Afrikën e Jugut, të pickuar vazhdimisht nga një mori bletësh teksa qëndronin në një plazh.

Fondacioni afrikano-jugor për zogjtë bregdetarë, tha se 63 pinguinët e vdekur afrikano-jugorë nuk kishin plagë të tjera përveç pickimeve të bletëve rreth syve.

Incidenti i rëndë me pinguinët e rrezikuar ndodhi në periferi të Cape Town, ku zogjtë që nuk mund të fluturojnë u gjetën të vdekur në fundjavë.

David Roberts, veterineri klinik i fondacionit tha: “Pas testimeve zbuluam pickime të bletëve rreth syve të pinguinëve. Është një ngjarje shumë e rralle, nuk presim që të përsëritet.”

“Kishte gjithashtu trupa bletësh të ngordhura në skenë”, shtoi ai.

Zogjtë e mbrojtur i përkisnin një kolonie në qytezën Simon’s Town, pranë Cape Town.

Zona mburret me parkun e saj kombëtar, dhe me bletët e mjaltit Cape që janë pjesë e ekosistemit të atjeshëm.

Autoritetet thanë se zogjtë ishin dërguar për autopsi dhe se mostra të tyre ishin dërguar për testime të sëmundjeve apo toksikologijisë.

Pingiunët afrikanë jetojnë në brigjet dhe ishujt e Afrikës së Jugut, dhe përfshihen në listën e kuqe të Unionit Ndërkombëtar të Ruajtjes së Natyrës, që do të thotë se përballen me rrezik zhdukjeje.

FOTO GALERI
1/5
Dhjetra pinguinë të rrezikuar janë vrarë në një incident të botës së egër në Afrikën e Jugut

Top Channel