Mblidhet Kryesia e Grupit Parlamentar të PS, Balla: Të fillojë puna për ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e Vettingut

20/09/2021 11:55

Kryesia e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste u mblodh ditën e sotme në mjediset  e Kryesisë së Kuvendit.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla është shprehur se duhet të fillojë puna për ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e procesit të Vettingut.

Kryesia përbëhet nga kryetari Taulant Balla dhe kryetarët e komisioneve parlamentare. Ai ka kërkuar angazhim dhe punë shumë të madhe sa i përket diskutimeve  të projektligjeve.

Me interes është edhe kërkesa për nisjen e përgatitjeve për ndryshime kushtetuese.

Nuk dihet ende se cili do të jetë reagimi i opozitës për sa i përket këtij vendimi.

 

Top Channel