Bija e Lenny Kravitz refuzon kritikat për fustanin krejt transparent në Met Gala: Është thjesht një trup (fotot)

20/09/2021 16:21

Zoë Kravitz ka mbrojtur dje veshjen e saj thuajse lakuriqe në mbrëmjen Met Gala 2021, kur fustani i saj ishte në fakt vetëm një rrjetë kristalesh nga ku dukej gjithçka.

Në mbrëmjen e famshme të javës së shkuar në Muzeumin Metropolitan të Artit në New York City, bija e kantautorit të famshëm Lenny Kravitz u paraqit me veshjen e kristaltë nga Saint Laurent dhe Anthony, të cilën e shoqëronte pa shumë turp me të brendshme ‘thong’ në ngjyrë të argjendtë.

Fustani i 32-vjeçares bukuroshe u vlerësua nga fansat e saj adoleshentë, edhe pse nga të tjerë kishte reagime të përziera.

Një prej tyre shkruante në Instagram: “S’e kuptoj pse duhet të dalë krejt e zhveshur, ajo është vajzë shumë e bukur, nuk ka nevojë të vishet në mënyrë qesharake”.

Komentet sollën reagime nga Kravitz, e thoshte se “të gjithë kanë trupin e tyre” dhe të mos jesh i rehatshëm me të është një shfaqje “kolonizuese, ose shplarje truri”.

“Pse merakoseni, është thjesht një trup, ne të gjithë kemi një trup”, shkruante aktorja.

Fansat dukej se i jepnin asaj të drejtë, teksa një djalë shkruante “Bravo Zoe!!”, një tjetër shkruante me ironi: “Zoe, për presidente të SHBA.”

Në Met Gala, Kravitz shoqërohej nga i dashuri i saj Channing Tatum, i cili mbante një kostum të zi Donatella Versace.

FOTO GALERI
1/8
Zoë Kravitz ka mbrojtur dje veshjen e saj thuajse lakuriqe në mbrëmjen Met Gala 2021

Top Channel