“Do hidhesha nga kati i 10-të për ty”/ Edi bën deklaratën e papritur për Alvisën, flet për Adën: I kam futur bllok

20/09/2021 18:59

Në takimin e parë me Alvisën, Edi duket se i ka dhënë vëmendje maksimale dhe ka bërë një deklaratë të papritur duke thënë se do ta refuzojë Adën sepse nuk është natyrale.

Ndonëse u duk shum i afruar në takimin e parë me Adën, Edi tha se nuk i pëlqen më duke vënë në pah edhe faktin që ka kryer ndërhyrje.

Alvisa: Çfarë do kishe bërë për mua?

Edi: Unë për ty isha hedhur nga kati i 10-të poshtë. Po ti për mua? Hiç asgjë.

Alvisa: A punon ndopak ti apo jo?

Edi: Jam shumë punëtor.

Alvisa: Dyshoj shumë se më dukesh shumë i përkëdhelur.

Edi: Kam punuar nja 4 vjet, por e lashë punën për të takuar ty. Ada nuk më është përshtatur shumë, nuk është natyrale. Ja kam futur bllok.

Alvisa: Do e refuzosh po të ftojë në takime?

Edi: Shohim pastaj. Nëse e bllokoj një njeri, e heq fare.

Top Channel