Hipitë pushtojnë Zvërnecin/ Turistët habisin vendasit; ditën flenë në rërë, natën festojnë

20/09/2021 16:16

I njohur për natyrën e bukur, Porto Novo në afërsi te fshatit te Zvërnecit prej më shumë se dy javësh po frekuentohet nga disa të huaj që kanë prishur qetësinë që karakterizon këtë vend.

Disa grupe të rinjsh , të kulturës së njohur si “hippie” janë vendosur aty prej ditësh të tëra me kampera e tyre, por jo saktësisht për detin dhe natyrën.

Pamjet e kësaj të hëne në plazhin e Porto Novës tregojnë rrëmujën në bregdet, shumë prej tyre të shtrirë vend e pa vend në rërë, efekt ky i një nate ku është abuzuar më alkoolin dhe ndoshta lëndët narkotike.

Shumë prej tyre nuk ndalen të flasin por ka dhe nga ata që janë aq të kthjellët sa të tregojnë përshtypjet e tyre për bregdetin.

Top Channel