Gjendet trupi i minatorit/ Muharrem Plaku ishte bllokuar prej 5 ditësh nën tokë nga masivi i kromit

20/09/2021 12:00

Trupi i pajetë i minatorit Muharrem Plaku u gjet të dielën në orët e vona të mbrëmjes dhjetëra metra nën tokë ku kishte mbetur prej 5 ditësh prej shembjes së galerisë.

60 vjeçari me detyrë teknik po përgatiste terrenin për kolegët dhe ishte ndër të parët që hynte në një front të ri pune.

Shembja e masivit më minierën private të kromit në Bulqizë e zuri poshtë pa i lënë asnjë rrugë shpëtimi.

Trupi i pajetë u dërgua në morg në orët e para të mëngjesit e më pas u tërhoq nga familjarët për tu përcjellë për në banesën e fundit.

Ndërkohë burime nga policia e Bulqizës bëjnë me dije se janë shoqëruar në komisariat Inxhinieri teknik si dhe përgjegjësi i punimeve të galerisë ku ndodhi aksidenti.

Gjithashtu mësohet se prokuroria ka nisur hetimet për këtë ngjarje të rëndë dhe të përsëritur të ndodhur në vendin tonë.

Top Channel