Uzuni shënon 6 gola në ndeshje, shkëlqen në fitoren 9 me 0 të ekipit të tij

20/09/2021 16:20

Sulmuesi i kombëtares shqiptare dhe Ferncvaroshit. Myrto Uzuni ishte i pandalshëm në sfidën raundit të 1/32 në Kupën e Hungarisë ku shënoi 6 gola.

Skuadra e tij fitoi thellë 9 – 0 në fushën e Hatvan, ekip i kategorisë së tretë. Uzuni barazoi kështu rekordin e Albert Florian, i fundit që shënoi kaq gola për Ferencvaros në 1960.

Sulmuesi shqiptar e realizoi golin e parë në minutën e 34’, duke shfrytëzuar një krosim brenda zonës. I dyti erdhi në të 40’ pas një kundërsulmi të Ferencvaros. Spektakli i Uzunit vijoi në pjesën e dytë ku në minutën e 50’ e pati të lehtë të realizonte për herë të tretë.

Goli i katërt ishte një aksion personal i shqiptarit, i cili kombinoi në fund me një lojtar tjetër të Ferencvaros.
Goli i radhës për Uzunin ishte me 11-metërsh në minutën e 77’, kurse i gjashti personal një kundërsulm ku shmangu të gjithë kundërshtarët të cilët i dolën përpara për të shtyrë në fund topin në rrjetë.

Ernest Muçi vazhdon formën e mirë me Legian. Sulmuesi i Kombëtares ka gjetur sërish rrugën e rrjetës me skuadrën polake këtë fundjavë duke shënuar në sfidën ndaj Leznas.

Lojtarët e Legias provuan një skemë shumë interesante në minutën e 27-të të takimit, ku pas një sërë pasimesh topi përfundoi tek këmbët e Muçit i cili falë këmbënguljes së tij arriti të shënonte një gol mjaft të bukur.

Vetëm pak ditë më parë, Ernest Muçi u bë protagonist në Ligën e Europës duke dhënë një asist magjik për Lirim Kastratin që shënoi golin e fitores për Legian në sfidën ndaj Spartakut të Moskës.

Top Channel