Minatori Muharrem Plaku

Trupi i pajetë i minatorit Muharrem Plaku u gjet të dielën në orët e vona të mbrëmjes dhjetëra metra nën tokë ku kishte mbetur prej 5 ditësh prej shembjes së galerisë.

60 vjeçari me detyrë teknik po përgatiste terrenin për kolegët dhe ishte ndër të parët që hynte në një  fron të ri pune. Shembja e masivit në minierën private të kromit në Bulqizë e zuri poshtë pa i lënë asnjë rrugë shpëtimi. Trupi i pajetë u dërgua në morg në orët e para të mëngjesit e më pas u tërhoq nga familjarët për tu përcjellë për në banesën e fundit.

Pas gjetjeS së minatorit fatkeq, policia e Bulqizës ndaloi një 61 vjeçar, drejtues teknik të subjekti minerar, si dhe është proceduar penalisht në gjendje të lirë tekniku për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Të dy kanë pasur detyrimin ligjor për kontrollin e vazhdueshëm të gjendjes teknike të galerisë, ku si pasojë e neglizhencës së tyre thuhet në komunikatën e policisë, mesditën e datës 15.09., në një nga nënkatet e minierës, është shembur një masiv materiali dhe për pasojë ka humbur jetën 60 vjeçari me detyrë zjarrmëtar.

Top Channel