Radha e Tajvanit për sulm: Kërcënon Kinën me OBT!

20/09/2021 12:37

Është radha e Tajvanit duket të kërcënojë Kinën me një sulm, vetëm se jo ushtarak por tregtar.

Autoritetet tajvaneze e paralajmëruan Pekinin se do të cojnë në Organizatën Botërore të Tregtisë pasi ai njoftoi pezullimin e importit të një fruti ekzotik nga ishulli me pretendimin e shqetësimeve për shkak të pesticideve.

Administrata kineze e doganave urdhëroi bllokimin e mënjehershëm të këtyre ngarkesave, ndërsa ministri tajvanez i bujqësisë Chen Chi-chung u shpreh se Kina ka vepruar në mënyrë krejtësisht të njëanshme, pa ofruar asnjë provë shkencore.

Ai e kritikoi ashpër njoftimin që erdhi gjatë festivalit tradicional të mesit të vjeshtës, i cili kremtohet në Tajvan e në Kinë. Kjo është përplasja e fundit mes tyre për frutat në fjalë.

Marrëdhëniet mes Tajvanit dhe Kinës që e konsideron territor të sajin ishullin e qeverisur në mënyrë demokratike, janë në pikën e tyre më të ulët prej dekadash të tëra.

Pekini prej kohësh e ka shtuar presionin politik dhe ushtarak për ta detyruar Tajpein të pranojë sovranitetin e tij, duke përdorur dhe provokimet me shkeljen e hapësirës ajrore dhe detare.

Top Channel