Në 24 orët e fundit në Kosovë, gjashtë persona kanë vdekur si shkak i infektimit me COVID-19, ndërsa 48 të tjerë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.146 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.176.154 doza të vaksinës. Deri më sot 441.622 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 2.319 testime, 48 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 6 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 903 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 147.347. Në total numri i rasteve aktive është 8.903.

Top Channel