I shqetësuar nga zhvillimet në veriu të Kosoës, Bashkimi Europian i bëri thirrje Prishtinës dhe Beogradit të marrin menjëherë masa për uljen e tensioneve.

Zëdhënësi i bllokut, Peter Stano, deklaroi se Beogradi dhe Prishtina duhet të punojnë për krijimin e një atmosfere që do të ndihmonte lirinë e lëvizjes dhe do të ç’tensiononte situatën.

Sipas tij, dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Europian është platformë për t’i zgjidhur çështjet e hapura mes dy vendeve. “Ne po fokusohemi për të evituar pikërisht situata, si ajo që është krijuar në këto momente në veriun e Kosovës”, tha Stano, duke përsëritur se të gjithë duhet të punojnë në frymën e promovimit të dialogut.

Apeli erdhi në një kohë acarimit të situatës pas vendimit të Kosovës për të zbatuar masa reciprociteti me targat e makinave nga Serbia. Në pikën e kalimit kufitar të Merdares procesi u zhvillua në mënyrë të rregullt, por në veriun me shumicë serbe pati protesta në kufi kundër kësaj lëvizjeje. Serbët dolën e bllokuan rrugët, ndërsa në vendngjarje u dërguan njësitë speciale të Policisë së Kosovës.

Top Channel