Përdhunuan në grup 15-vjeçaren në Mirditë, mbyllen hetimet për 5 autorët: Mohojnë akuzat për shantazh dhe abuzim seksual

20/09/2021 16:14

Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet dhe duke  dërguar për gjykim çështjen në ngarkim të 5 personave, të cilët u arrestuan në muajin maj të këtij viti për abuzim seksual me dhunë me një vajzë 15-vjeçare në Mirditë.

Ndaj Artan Kaçorrit, Albert Mollës, Ermal Tarazhit, Nikë Lleshit dhe shtetasit Ardit Gjikola të cilët vijojnë të jenë nen masën e sigurisë “Arrest në burg” është ngritur akuza “Marrëdhënie seksuale me ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” e kryer në bashkëpunim.

Gjatë hetimeve organi akuzës ka provuar që 5 të rinjtë kanë abuzuar dhe shantazhuar të miturën 15 vjeçare, ndërsa vetë të akuzuarit kanë mohuar në vazhdimësi akuzat e hedhura ndaj tyre. Ngjarja e rëndë e cila tronditi mbarë opinionin publik ka ndodhur në maj të këtij viti në Tarazh të Mirditës, ku me anë të videove e kanë shantazhuar dhe kanë abuzuar seksualisht me të.

Top Channel