Të afërmit presin lajme për të dashurit e tyre të infektuar me COVID, pamje nga Infektivi

20/09/2021 14:01

Infektivi në Tiranë është kthyer në spitalin e shpresës për qytetarët që janë të prekur me COVID dhe po trajtohen atje.

Spitali është i rrethuar për të shmangur infektimin me koronavirus, ndërsa të afërmit e pacientëve presin jashtë.

Disa prej tyre kanë dërguar edhe ushqime për ta.

Numri i të shtruarve në spitalet COVID janë 224, ndërsa 19 janë në gjendje më të rënduar.

Deri më tani nga 1,151,640 testime në total, janë infektuar 162,953 qytetarë në vendin tonë, ndërsa janë shëruar 147,584.

Aktualisht janë 12,789 raste aktive në vend dhe 2,580 kanë ndërruar jetë.

FOTO GALERI
1/22

Top Channel