Putin përgatitet për luftë, publikon lëshimet raketore nga nëndetëset, bunkeret nëntokësorë dhe avionët në manovrat madhore strategjike

10/12/2020 16:21

Ministria e mbrojtjes e Rusisë ka publikuar sot pamje të lëshimeve strategjike raketore nga nëndetëset, bunkerët nëntokësorë dhe avionët gjuajtës, duke demonstruar forcën e plotë të triadës së saj ushtarake bërthamore.

Raketat e afta për mbushje bërthamore raportohej se lëshoheshin nga nëndetësja bërthamore Karelia në detin Barents.

Rusia ka shtuar aktivitetin ushtarak vitet e fundit mes tensioneve me Perëndimin.

Në pamje shiheshin  nëndetëset ruse të kategorisë Delta-IV në detin Barents që këshonin raketat inter-kontinentale, si dhe lëshime të ngjashme nga kozmodromi i Arkhangelsk.

Të tjera raketa të rangut të largët lëshoheshin nga avionët bombardues Tu-160 e Tu-95 mbi pistat ajrore të Engels e Ukrainka.

Raketat raportohej se kishin goditur me sukses objektivat e tyre ne zonën ushtarake të Pemboy në republikën Komi.

Raketat balistike nga detet Plesetsk dhe Barents kishin goditur objetivat e tyre në terrenin stërvitor Kura në rajonin Kamchatka, pranë brigjeve paqësore të Rusisë.

Agjencia TASS tha se lëshimet u kryen nën komandën personale të presidentit Putin.

“Trajnimi për menaxhimin e forcave ofensive u krye nën mbikqyrjen e komandantit suprem të ushtrisë”, thuhej në deklaratën e ministrisë. Objektivat stërvitore u realizuan tërësisht.”

Lojrat e luftës vijnë dy muaj para skadencës së trakatatit të ri START për kufizimin e armëve bërthamore, i cili mbyllet në fillim të shkurtit.

Moska e Uashingtoni kanë diskutuar zgjerimin e tij por deri tani kanë dominuar diferencat mes dy palëve.

FOTO GALERI
1/6
Rusia ka publikuar pamjet e manovrave madhore raketore

Top Channel