Ylber Gjini: Unë do isha në protestë nëse nuk do kisha probleme shëndetësore por nuk do digjja

11/12/2020 09:00
Ylber Gjini

Ylber Gjini, ishte i ftuar në emisionin “Wake Up”, ka folur për protestën e bërë për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha dhe për sakrificat e pandemisë që ka kaluar si artist.

Ai është shprehur se këtu në vendin tonë ekziston një sakrificë e madhe për mbijetesë dhe artistët për të siguruar bukën e gojës tërhiqen për copën e bukës se kështu e ka ndjerë se politika është kështu, sepse nuk janë vlerësuar ose janë vlerësuar artistët të cilët kanë qenë të krahut. Ka qenë shumë e vështirë pandemia, ku na ka marrë malli për të debutuar në skenë ku në këtë moshë jam në mbylljen e karrierës dhe doja të bëja disa gjëra të mira si psh. një koncert recital por na mbetën gjërat në mes.

“ Zotërinj janë ata që edhe vdekjen e përballojnë si zotërinj, unë do isha në protestë nëse nuk do kisha probleme shëndetësore por nuk do digjja, do merrja një qiri në dorë para Kryeministrisë dhe do prisja për dorëheqjen e tyre. Unë nuk jam analist se pse policia u bë e dhunshme, dhe mendoj se gabimi vjen nga lart se gjithçka duhet të jetë sipas ligjit. Unë po dilja për kafe dhe duke u mbushur me lajme të ndryshme dhe duke ndier dhimbjen e thellë për Klodianin i thashë gruas që të bëje një video ku bëra apel. Ka ndodhur disa gjëra ku artistët dëgjohen pak ku me stafin e ardhjes së ri në Kryeministri, stafin ku nuk u respektuan artistët ku filluan që me teatrin ku kontratat i bënë me 3 muaj ku treguan mosrespektim ndaj nesh. Këtu në vendin tonë ekziston një sakrificë e madhe për mbijetesë dhe artistët për të siguruar bukën e gojës tërhiqen për copën e bukës se kështu e ka ndjerë se politika është kështu, sepse nuk janë vlerësuar ose janë vlerësuar artistët të cilët kanë qenë të krahut. Ka qenë shumë e vështirë pandemia, ku na ka marrë malli për të debutuar në skenë ku në këtë moshë jam në mbylljen e karrierës dhe doja të bëja disa gjëra të mira si psh. një koncert recital por na mbetën gjërat në mes. Ishalla shpresojmë të ikë ky virusi dhe pastaj të kthehemi në jetën normale”, tha Ylber Gjini.

Top Channel