Taylor Swift publikoi albumin e dytë surprizë të saj për 2020. Njoftimin për publikimin e albumit në mesnatë, ajo e dha vetë në një postim në Twitter.

Evermore quhet ky album dhe është cilësuar si një album simotër i Folklore, që po ashtu u prezantua në korrik. I regjistruar në karantinë, albumi u ngjit në majat e klasifikimeve në SHBA dhe Britani dhe i dha madje Swift nominime për gjashtë çmime Grammy, përfshirë edhe atë për albumin e vitit.
“Që ta them troç, ne thjeshtë nuk mund të ndaleshim së shkruari këngë”, tha ajo.

Ashtu si edhe Folklore, albumi i ri përmban bashkëpunime me artistët Bon Iver dhe Aaron Dessner, si edhe me trion e femrave rokere, Haim, që janë një nga konkurentët e Swift në çmimet Grammy në kategorinë e albumit të vitit.

Ky vit i shënjuar nga një pandemi globale, ka qenë intensiv për këngëtaren dhe autoren e këngëve, që mbushi hapësirën e zbrazët në axhendën e saj të tureve me një seri projektesh muzikore, përfshirë një album live dhe një performancë filmi, bazuar në albumin Folklore që u publikua në Disney Plus muajin e shkuar.

30 vjeçarja po ashtu ka filluar riregjistrimin e të gjitha materialeve të saj nga gjashtë albumet e mëparshme pasi regjistrime të masterizuara u shitën kundër vullnetit të saj vitin e kaluar.

Top Channel