Lleshaj në Open: E kam të vështirë ta pranoj që të shkaktohet viktimë nga policia

10/12/2020 21:46

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i cili u dorëhoq ditën e sotme pas vrasjes së Klodian Rashës nga një polic është në një lidhje me skype në emisionin “Open” mbrëmjen e sotme.

Ai tha se e ka të vështirë të pranojë që viktima të shkaktohet nga policia sepse ka ecur gjithmonë me strategjinë e një shkalle të ulët dhune dhe me 0 viktima nga policia.

“E kam pasur ndërmend se kam pasur një standard, nëse e keni vënë re gjatë protestave të dhunshme kam aplikuar një strategji 1,0 një shkallë më ulët të dhunës dhe 0 viktima. E kam të vështirë të pranoj që viktima të shkaktohet nga policia. Nuk do ta kisha dhënë po ta kishte kërkuar kryeministri. I  marr vendimet për shkak të ndërgjegjes sime dhe në emër të askujt. Kjo nuk ishte një dorëheqje tipike zyrtare, por një dorëheqje morale, ai më pati kërkuar që mos e bëj këtë punë pa u takuar bashkë. Pas kthimit e aktivizova, ishte e përgatitur më parë”, tha Lleshaj.

Top Channel