E diel, 30 Janar 2022
09:18
Mijëra fëmijë të rekrutuar nga rebelët Huthi kanë vdekur në fushëbetejë

Në një raport të ri të Kombeve të Bashkuara është thënë se rreth 2,000 fëmijë të rekrutuar nga rebelët Huthi – të përkrahur nga Irani – në Jemen, kanë vdekur në fushëbetejë në periudhën janar 2020 – maj 2021.

09:09
Kukës/ Ushtronin aktivitet në një klinik dentare të palicencuar, procedohen penalisht 2 shtetas

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik në DVP Kukës proceduan në gjendje të lirë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësimi i paligjshëm”, shtetasit:

08:52
Primaret për 6 bashki/ Grupi i Rithemelimit të PD zgjedh sot kandidatët për ‘6 Marsin’

Komisioni i Rithemelimit ka nisur ditën e sotme votimet që në orën 8:00 për primaret në të gjashta bashkitë, Durrës, Vorë, Rrogozhinë, Shkodër, Dibër, Lushnjë për kandidatët për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

08:40
Kriza në Ukrainë, çfarë po kërkon Rusia, si u përgjigj SHBA – po Gjermania?

Tash e një kohë është ngritur alarmi për një pushtim të mundshëm rus në Ukrainë.

08:31
Vdes një 15 vjeçare në Prishtinë, dyshohet se ra nga lartësia e një objekti

Një vajzë e moshës 15 vjeçare ka ndërruar jetë mbrëmë në Prishtinë.

08:15
Presidenti i ri dhe i presidenti i vjetër – Sergio Mattarella

Pas shtatë raundesh të dështuara të zgjedhjes së presidentit, kreu në detyrë i shtetit italian, Sergio Mattarella pranoi të kandidojë sërish dhe fitoi më shumë vota se shumica absolute.

08:07
Putin kërkon sistem të ri për të ndaluar përmbajtjen në internet

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar administratën e tij që të shqyrtojë një sistem të ri për të ndaluar përmbajtjen “toksike” në internet, ndonëse hollësitë nuk janë bërë të ditura.

07:44
Parashikimi i motit/ Fundjava vjen me diell dhe ulje temperaturash

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh duke sjellë mot kryesisht me diell.

07:19
Pentagoni paralajmëron pasoja tragjike në Ukrainë, nëse Moska i shmanget diplomacisë

Zyrtarët më të lartë ushtarakë amerikanë paralajmëruan se Rusia do të ‘mbjellë’ një rrugë të përgjakshme e shkatërrimi për të gjitha palët, nëse vendos t’i zgjidhë mosmarrëveshjet e saj me Ukrainën, duke përdorur forcën ushtarake.

06:56
Artriti dhe artralgia/ Sëmundjet që dëmtojnë kyçet dhe nyjat

Dhimbjet në organizëm mund të ndahen në shumë kategori të ndryshme që shpesh shkaktojnë konfuzion jo vetëm tek pacientët por edhe tek njerëzit e tjerë.

06:32
Për shëndet të mirë/ Ushqimet që duhet të konsumoni patjetër çdo ditë

Regjimet e rrepta ushqimore janë të vështira për tu zbatuar në jetën e përditshme. E megjithatë, kur shtrohemi në tryezë, është tepër e thjeshtë t’i dorëzohesh tundimit për të ngrënë ushqimet e preferuara. Po sikur rruga më e mirë drejt dobësimit të kalonte drejt tryezës?

06:06
7 ushqime për pastrimin rrënjësor të mushkërive

Përkujdesja për mushkëritë është një hap i shkëlqyer që mundëson mbrojtjen nga sëmundjet e ndryshme.

05:40
5 mënyra për të ulur nivelet e mykut

Nëse shpesh ndiheni të pafuqishëm, ndjeni ngurtësi në kyçe, keni dhimbje koke ose siklet në bark, me shumë mundësi keni rritje të nivelit të mykut në sistemin tretës. Është normale që të keni prani të mykut në sistemin tretës,por kur nivelet e tij rriten shumë, kjo mund të shkaktojë grumbullim të toksinave, ulje të energjisë, ngadalësim të metabolizmit dhe rritje të inflamacionit.

05:15
Tesla thyen rekord në shitjen e makinave

Tesla njoftoi se dorëzoi një rekord prej 308,600 makinash në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, që është shumë më tepër se 263,026, siç parashikohej nga analistët e Wall Street.

03:46
Austria drejt relaksimit të kufizimeve kundër pandemisë

Austria është duke relaksuar gradualisht kufizimet për luftim të pandemisë së koronavirusit, pavarësisht numrit të lartë të infektimeve ditore.

02:44
Graali i Shenjtë i energjisë/ Kina krijon diellin artificial,10 herë më i nxehtë se bërthama e diellit

Kina realizoi me sukses reaktorin e saj të shkrirjes bërthamore “diell artificial” për herë të parë, njoftoi media shtetërore të premten, duke shënuar një përparim të madh në aftësitë kërkimore të vendit për energjinë bërthamore.

02:20
Vuçiç jep lajm e hidhur në “Instagram”: Sot, papritur vdiq ish-gruaja ime

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka ndarë ditën e sotme një lajm të hidhur me të gjithë ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Nëpërmjet një postimi në Instagram, Vuçiç ka shkruar se ditën e sotme në mënyrë të befasishme ka ndërruar jetë gruaja e tij e parë.

01:58
Meksikë, shkon mbi 305 mijë numri i viktimave nga COVID-19

Ka shkuar mbi 305 mijë numri i personave që kanë humbur jetën nga COVID-19 në Meksikë. Sipas autoriteteve me vdekjen e 437 personave në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 në vend ka arritur në 305.240 ndërsa me 45.115 raste të reja numri i rasteve është rritur në 4.873.561.

01:45
Flaka Krelani sfidon të ftohtin, pozon me bikini

Këngëtarja e njohur, Flaka Krelani është tejet aktive në rrjetet sociale, ku nuk mungojnë edhe fotot provokuese e të nxehta.

01:21
Kokainë në arrat e kokosit/ 20 mijë arra kokosi të mbushura me kokainë do dërgoheshin në Itali

Vetëm në vitin 2021 në Amerikën Qendrore janë kapur të paktën 250 ton drogë, një shifër rekord e nxitur nga prodhimi i madh i kokainës.

00:59
Mattarella rizgjidhet president/ 80 vjeçari fitoi një mandat të dytë 7 vjeçar si president i Italisë

Sergio Mattarella rizgjidhet presidenti i Italisë për të dytën herë radhazi. Por rizgjedhja e 80 vjeçarit që fitoi një mandat të dytë 7 vjeçar erdhi pas tetë votimeve.

00:44
Atletico bllokon kalimin e Moratës te Barcelona, katalanët zgjedhin një tjetër sulmues

Ëndrra e Xavit për të marrë shërbimet e Alvaro Moratës, duket e destinuar të mbetet në sirtar, të paktën deri në fund të sezonit, pasi Atletico e Madridit ka vënë veton, duke refuzuar kalimin e spanjollit në “Camp Nou”.

00:27
Kërkesa kryesore e trajnerit, Diego Costa pranë rikthimit në La Liga

Diego Costa ishte shumë afër transferimit në Serie A, drejtuesit e Salernitanës kishin arritur akordin me sulmuesin e njohur, por në fund nuk zyrtarizuan marrëveshjen prej dyshimeve në lidhje me formën fizike të lojtarit me origjinë braziliane.

00:12
I dënuar për përdorim të kokainës, rikthehet në fushë pas 12 viteve ish-futbollisti i Italisë

Pas 12 viteve si i pezulluar për përdorim të kokainës, Francesco Flachi ish-sulmues i Sampdorias, Fiorentinës, Empolit dhe Barit do të rikthehet të shkelë fushën e gjelbër.

E shtunë, 29 Janar 2022
23:40
Sensi zbulon arsyen e transferimit te Sampdoria: Ja kush ma mbushi mendjen

Stefano Sensi u largua nga Interi. Mesfushori italian është huazuar deri në fund të sezonit me Sampdorian, ekip ku do e ketë më të thjeshtë për të përfituar minuta.

23:23
Lampard gati të rikthehet, akordi me klubin e Premier League çështje kohe

Wayne Rooney refuzoi ofertën për t’u bërë trajner i Evertonit, që shkarkoi Rafa Benitez disa ditë më parë për mungesë të rezultateve pozitive.

22:55
Dallime mes Ukrainës dhe NATO-s mbi kërcënimin rus

Udhëheqësi i Ukrainës dhe ndihmësit e tij të mbrojtjes e sigurisë po i vlerësojnë qëllimet e udhëheqësit rus Vladimir Putin ndryshe nga shumë prej homologëve të tyre perëndimorë. A janë thjesht ata duke u treguar stoikë pas tetë vitesh provokime të vazhdueshme ruse dhe një lufte të gjatë në Ukrainën lindore, apo thjesht po e keqkuptojnë kundërshtarin e tyre rus?

22:47
Për herë të parë në Për’Puthen dy motra do të kërkojnë dashurinë…

Laureta Zyba është bërë pjesë e programit të dashurisë. Ajo është motra e Rrushes, e cila tashmë është pjesë e Për’puthen.

22:23
Protesta në Kosovë/ Sulmohen policët, njëri qëllohet me shuplakë në fytyrë. Sindikata: Të nisin hetimet

Policia e Kosovës njoftoi se disa zyrtarë të saj janë lënduar gjatë protestës së sotme të organizuar nga Partia Socialdemokrate dhe për këtë thotë se ka nisur një hetim për sulm ndaj personave zyrtar në krye të detyrës.

22:19
Mentor Shala shkarkohet nga posti i zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të RTK-së

Bordi i Radio Televizonit të Kosovës (RTK) ka njoftuar se ka aprovuar propozimin e Shkumbin Ahmetxhekaj, Ushtrues i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm në RTK, për shkarkimin e Mentor Shala nga pozita e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të RTK-së.

22:16
Kryeministri Kurti pret në takim Ahmetin, ja për çfarë folën

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dhe një delegacion ministrash të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

22:13
“Gati do ishin vrarë”, Ana dhe Edi largohen/ Erioni zbulon të vërtetën: Nuk bëj sherr për një femër

Përplasja e ashpër e Edit me Erionin që gati përfundoi në konflikt fizik ka mërzitur shumë Anën, e cila u ndje shumë keq dhe shpërtheu me lot.

22:07
Edi dhe Erioni kapen keq, ndërpritet programi… Ana shpërthen në lot

Pas puthjes me Anën, një debat i ashpër ka nisur mes Edit dhe Erionit për shkak të një batute.

21:55
Përballje treshe/ Mikela i bashkohet, reagon Erioni: Kuku nana jem, kur flet ti…

Në përballjen që Erioni i ka kërkuar Anës gjatë puntatës të mbrëmjes së sotme, është përfshirë edhe Mikela.

21:49
Ana i lë pa fjalë të gjithë, puth në buzë Edin në mes të emisionit (FOTO)

Për’puthen – Gjatë përballjes me Anën, Erioni i tha se ka bërë të njëjtat gjëra me të si me Edin dhe kërkonte të dinte se ku qëndron ajo mes tyre. Në atë moment, Ana u ngrit në këmbë dhe puthi në buzë Edin duke i surprizuar të gjithë.

21:47
Kanada/ ‘Karvani i Lirisë’ i kamionistëve anti-vaksina dhe mbështetësve parkohen para parlamentit në Otawa (fotot)

Turma e kamionistëve kandezë ishin parkuar sot në Parliament Hill në qendër të kryeqytetit kandez Ottawa për të protestuar kundër vaksinimit të detyruar për shoferet.

21:45
Erioni i kërkon llogari për afrimitetin me Edin, Ana përmend telefonatën: Kam regjistruar 1 orë e 40 minuta bisedë

Ana duket se ka trazuar ujërat në Për’puthen. Me ardhjen e saj, u tregua shumë e afërt me Erionin, gjë që krisi marrëdhënien e tij me Mikelën që dukej se po bëheshin çift. Më pas, erdhi Edi në program dhe Ana ishte po aq e afërt me të sa me Erionin.

21:30
“Do të të pështyjë?” Efi dhe Arjani shpërthejnë në të bërtitura, çfarë ndezi debatin e tyre

Pas përplasjes që patën Albi me Brunon, ndërhyri dhe Efi. Ajo tha në Për’puthen Prime se Bruno sillet ndryshe brenda dhe jashtë, ndërsa Bruno iu kundërprërgjigj.

21:25
“Kujt i kam bërë brryl?”/ Bruno acarohet keq me Albin: Skuqesh i tëri dhe bëhesh si spec…

Një debat i ashpër ka nisur mes Brunos dhe Albit, të cilët krijuan miqësi në programin Për’puthen.

21:15
Ndarja e Alvisës dhe Bashkimit/ Plas keq mes Albit dhe Brunos, dalin pamjet që nuk u transmetuan

Pas ndarjes së Alvisës dhe Bashkimit, ka pasur një debat të ashpër mes Albit dhe Brunos. Albi u revoltua sepse Bruno i tha se e ka mbajtur miqësinë më ta për audiencë. Ndërsa Albi reagoi me tone të larta duke i thënë se nuk lejon që askush ta përdori këtë gjë.

21:13
Balla uron Sergio Mattarella për rizgjedhjen në krye të shtetit italian: Model i shkëlqyer i kryetarit të shtetit që përfaqëson unitetin kombëtar

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka uruar presidentin e ri të Italisë, Sergio Mattarella për rizgjedhjen në krye të shtetit.

20:58
Sergio Mattarella rizgjidhet president i Italisë

Sergio Mattarella rizgjidhet presidenti i Italisë për të dytën herë radhazi.

20:46
BE: Ankesë në OBT kundër Kinës për keqtrajtimin e Lituanisë

BE-ja kritikoi masat e Pekinit ndaj Lituanisë lidhur me qëndrimin e saj politik ndaj Tajvanit. Kina tha se çështja është “politike” dhe jo “ekonomike” prandaj nuk ka vend për ankim në Organizatën Botërore të Tregtisë.

20:30
Tentuan të marrin zyrat e PD Kukës, paralajmëron grupi i Rithemelimit: Të mos merren më kurrë me mbyllje dyersh se…

Grupi i Rithemelimit ka reaguar pasi grupi i PD ka tentuar të marrë zyrat në Kukës.

20:16
Kameruni në gjysmëfinale të Kupën e Afrikës, i falet dygolëshit të sulmuesit të Lyon

Kameruni është skuadra e parë që siguroi kualifikimin në gjysëmfinalet e Kupës së Kombeve të Afrikës.

20:13
Liderët e djathtë mbërrijnë në Madrid për samitin ‘Të shpëtojmë Evropën’ (fotot)

Liderë të djathtë nacionalistë si hungarezi Viktor Orban dhe ajo franceze Marine Le Pen erdhën sot në samitin e tyre ‘Të mbrojmë Evropën’ në Madrid.

19:56
Serbia bllokon prodhimet shqiptare/ Eksportuesi nga Shqipëria pengohet. Specat do groposen

Afërsisht 3 ton e gjysmë speca të kuq nga Shqipëria do të groposen në shtetin Serb. Në datën 17 janar para se eksportuesi Rrapi Hazizi të niste kamionin me 10 perime të ndryshme për në Serbi, ai I analizoi ato në një laborator të akredituar . Sipas kësaj fletanalize speci i kuq është cilësor.

19:56
Interneti po “vret” telefonatat/ Gjithmonë e më shumë thirrjet telefonike bëhen nëpërmjet internetit

Ditët e sotme të gjithë ne e kemi më thjeshtë të shtypim butonin e thirrjes në një aplikacion mesazhesh sesa ta gjejmë atë në kontaktet e telefonit.

19:49
Gabimi me ushqimin e fëmijëve/ Prindërit rrezikojnë fëmijët me ushqimet e gatshme dhe të ambalazhuara

Çdo vit shifrat e fëmijëve në mbipeshë janë në rritje për shkak të konsumimit të fast food-eve, patatinave dhe ëmbëlsirave. Po ashtu janë shtuar dhe raste e diabetit të tipit 2.

19:46
I prezantoi të ftuarit ambjentet e shtëpisë pa marrë leje, “Vëllai i Madh” vendos të ndëshkojë Donaldin

Përgjatë më shumë se 100 ditëve të qendrimit në shtëpi kanë ardhur

19:44
Covid përgjysmon stafet/ Në administratën shtetërore por edhe biznesin privat ka mungesa të mëdha

Po jetojmë kohë pandemie që na detyroi të kombinojmë aty ku ekziston mundësia të kombinosh punën nga zyra, me punën në online.

19:42
Në Tik Tok, grupet kriminale shqiptare, shesin certifikata vaksinimi

Grupet kriminale janë duke e përdorur pandeminë e Covid-19 për përfitime monetare.

19:35
Gjoba 140 milion euro nga viti 1991/ Vazhdon prej 29 vitesh gjyqi kundër dënimit të Shqipërisë në Arbitrazh

Dështimi i një marrëveshjeje të 1991 të firmosur mes qeverisë shqiptare dhe një kompanie me seli në Napoli të quajtur Iliria për të cilën në 1993, Shqipëria u gjobit nga arbitrazhi me rreth 48 miliardë lireta ose gati 29 milionë euro është kthyer sërish në vëmendjen e drejtësisë.

19:25
PD: Emrat e shpallur sot nga Sali Non-Grata, nuk janë kandidatë të Partisë Demokratike

Partia Demokratike ka reaguar për emrat e shpallur sot në listën e Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit për zgjedhjet lokale në 6 bashki duke thënë se nuk kanë asnjë lidhje me këtë parti.

19:19
​“Janë lënduar tre zyrtarë policorë”, nisin hetimet pas protestës së PSD-së – KosovaPress

Policia e Kosovës njoftoi se tre zyrtarë të saj janë lënduar gjatë protestës së sotme të organizuar nga Partia Socialdemokrate dhe për këtë thotë se ka nisur një hetim për sulm ndaj personave zyrtar në krye të detyrës.

19:09
Aksident në Vlorë-Fier, makina përplaset me pompën e benzinatos së karburantit, lëndohen shoferi dhe pasagjeri

Një aksident është shënuar rreth orës 18:20 në autostradën Vlorë-Fier.

18:55
Shembet një urë në Pittsburgh, në terren dalin ekipet e ndihmës së shpejtë

Një urë në Pittsburgh, qyteti i dytë më i madh në shtetin amerikan të Pensilvanisë, është shembur.

18:54
Sheila Haxhiraj ndryshon paraqitje, “shpërthejnë” ndjekësit: Ju thafshin duart kush i preu kaçurrelat e tua

Sheila Haxhiraj dhe Kledi Kadiu janë përfolur se kanë nisur një histori dashurie pas daljes nga Big Brother VIP.

18:43
Ashleigh Barty fiton Australian Open

Ashleigh Barty është e para australiane që fitoi titullin e femrave Australian Open në 44 vjet, pasi mundi në finale amerikanen Danielle Collins me rezultatin 2-0 (6-3, 7-6). Një përballje aspak e lehtë për australianen, e cila tashmë ka realizuar një ëndërr të sajën siç vetë ajo e deklaroi.

18:40
Putin kërkon sistem të ri për të ndaluar përmbajtjen në internet

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar administratën e tij që të shqyrtojë një sistem të ri për të ndaluar përmbajtjen “toksike” në internet, ndonëse hollësitë nuk janë bërë të ditura.

18:34
Los Angeles, policia: Në bastisjet e trenave të Amazon po vidhen armë (fotot)

Policia e Los Angeles, SHBA tha sot se mes objekteve të vjedhura në grabitjet e shpeshta të trenave me mallra të porositura online, janë shumë armë zjarri.

18:28
6 marsi/ Voltana Ademi vendos të mos marrë pjesë në Primare, zbulon arsyen

Kryebashkiakja Voltana Ademi ka bërë me dije se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 6 marsit. Me anë të një postimi në Facebook, shpreh falenderimet për këdo që e ka mbështetur dhe se “janë motivi që të mos ndalet”.

18:21
Flaka Krelani sfidon të ftohtit, pozon me bikini në mes të dëborës (FOTO)

Këngëtarja e njohur, Flaka Krelani është tejet aktive në rrjetet sociale, ku nuk mungojnë edhe fotot provokuese e të nxehta.

18:10
Gruaja nga Kansas gjykohet si drejtuese batalionit të ISIS teksa planifikonte sulme në shkollat e SHBA (fotot)

Allison Fluke-Ekren akuzohet se planifikonte sulme terroriste në kampet universitare apo në qendrat tregtare të SHBA.

18:01
“Dua të kem 2 vajza”, Arjola-Beniadës: Bëji me Romeon

Arjola, Beniada dhe Donaldi kanë qëndruar pranë Einxhelit, e cila u rikthye në shtëpinë e Big Brother VIP pas incidentit që pati me krahun.

17:56
SHBA, anulohen mbi 3.000 fluturime për shkak të reshjeve të borës në lindje të vendit

Më shumë se 3.000 fluturime janë anuluar në disa nga aeroportet më të ngarkuara të SHBA-së për shkak të reshjeve intensive të borës në lindje të vendit.

17:37
Aksident i rëndë në Itali, vdes 25-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Itali.

17:36
Covid-19/ Ministria e Shëndetësisë: 1341 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit në lidhje me situatën epidemiologjike të Covi në vend dhe informon se janë shënuar 1341 raste të reja.

17:34
Pjesë e bandës së “Babagjyshëve”, ekstradohet nga Belgjika shqiptari i dënuar me 24 vite burg

Një 43-vjeçar i dënuar nga autoritetet shqiptare me 24 vite burg për disa vepra të rënda penale është ekstraduar nga Belgjika.

17:32
Veliaj takim me operatorët turistikë: Beteja me FSHF-në për të mirën e të gjithëve; Fyese, si talentet në futboll hasin pengesa

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë një takimi me përfaqësues të operatorëve dhe agjencive turistike, në vijim të përgatitjeve për titullin “Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”, duke folur për finalen e madhe të Conference League që do të zhvillohet më 25 Maj në stadiumin “Air Albania”, tha se është një operacion i jashtëzakonshëm që ka nevojë për mirëkoordinim për tifozët e shumtë që do të vijnë në Tiranë.

17:29
Aktori Sean Penn thotë se ‘genet e frikës’ kanë bërë që burrat të ‘dorëzojnë xhinset për të veshur fustanin’ (fotot)

Aktori i njohur amerikan Sean Penn ka thënë në mënyrë figurative një intervistë të fundit se “gjenetika e frikës” po detyron burrat “të dorëzojnë xhinset e tyre për të veshur fustane grash”.

17:21
SHBA nis trupat në Evropën Lindore: Në Ukrainë do bëhet masakër

SHBA do të bëjnë një dislokim trupash në Evropën Lindore edhe pse zyrtarët e lartë të Pentagonit mbështesin një shtysë të re për diplomacinë, tha Presidenti Joe Biden.

17:20
Sherr me thika në Berat, arrestohen 2 persona. 3 të tjerë shpallen në kërkim

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Beratit ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Ditën e djeshme janë përfshirë në një konflikt në lagjen “Kushtrim” ku janë përdorur dhe mjete prerëse.

17:20
Meksikë, rritet në mbi 305 mijë numri i viktimave nga COVID-19

Është rritur në mbi 305 mijë numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 në Meksikë e cila pas Brazilit është vendi ku janë shënuar më shumë vdekje në mesin e vendeve të Amerikës Latine.

17:18
Kina provokon SHBA: Gati për konflikt ushtarak me Amerikën për Tajvanin

 Ambasadori i Pekinit në Washington e bëri të qartë se nëse autoritetet tajvaneze vazhdojnë të ecin në rrugën e pavarësisë me mbështetjen e Amerikës, kjo me shumë gjasë do të rezultojë ne një “konflikt ushtarak”.

17:13
Shembet ura pak përpara mbërritjes së Biden: Mirënjohës ekipeve të shpëtimit

Një urë me dy korsi u shemb në Pitsburg të Pensilvanisë vetëm disa orë përpara se qytetin ta vizitonte presidenti Joe Biden, i cili do të bënte aty pikërisht miratimin e projektligjit të tij të shumëdiskutuar prej 1 trilion dollarësh për infrastrukturën, i cili përfshin mirëmbajtjen e urave.

17:09
Ballkan, shtohen frikshëm vdekjet nga Covid: Ndër rajonet më të goditura në botë

Vendet e Ballkanit renditen në mesin e 10 rajoneve më nivelin më të lartë të vdekjeve nga Covid-19 për 100,000 banorë sipas Universitetit Johns Hopkins.

17:03
Gjermania drejt vaksinimit të detyrueshëm: Në lojë faktorë shëndetësorë dhe ekonomikë

Gjermania duket se po shkon drejt vaksinimit të detyrueshëm, i cili tashmë po mbështetet nga grupet më të mëdha parlamentare në parlamentin federal Bundestag.

17:02
I dëmtoi derën e shtëpisë dhe i vidhte energji elektrike, arrestohet 45-vjeçari në Korçë

Një situatë e pazakontë është regjistruar në Korçë! Policia njofton se është vënë në pranga një 45-vjeçar, i cili ka dëmtuar derën e një shtetasi dhe ka lidhur një kabllo elektrike, duke i vjedhur energjinë elektrike.

16:58
Zgjedhjet e 6 marsit/ Komisioni i Rithemelimit të PD-së prezanton kandidatët për Primaret në 6 bashki

Komisioni i Rithemelimit të PD-së ka prezantuar kandidatët për 6 bashki. Ditën e nesërme do të zhvillohen primaret (anëtarësia e partia zgjedh kandidatët përmes 1 anëtar – 1 votë) në 6 bashkitë e vendit.

16:55
Viktima e përdhunimit lyhet me blozë e turpërohet nga turmat në Indi pas refuzimit të adoleshentit të martuar (pamje të rënda)

Një 20-vjeçare nënë e një fëmije është përdhunuar në grup dhe torturuar në Indi por në vend të dhënies së ndihmës nga komuniteti ajo më pas është nxjerrë në një paradë turpërimi dhe abuzimi nga turmat që e sulmonin.

16:51
Presidentit italian i kërkohet të mbajë edhe një mandat

Partitë në pushtet në Itali i kanë kërkuar të shtunën presidentit, Sergio Mattarella që të vazhdojë një mandat të dytë, pasi kanë dështuar që të gjejnë kompromis për një kandidat të ri.

16:47
Estonia “e tmerruar” nga lufta: Asnjë hap drejt Rusisë

Evropa dhe Shtetet e Bashkuara duhet të tregohen shumë të kujdesshme me situatën e krijuar në kufirin e Ukrainës.

16:43
Lufta antikanabis, Çuçi mbledh krerët e Policisë së Shtetit: Në mes të vitit nis kontrolli satelitor i territorit

“Lufta antikanabis vijon të jetë një prioritet absolut edhe përgjatë vitit 2022”. Kështu është shprehur ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi gjatë një takimi me drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe shefat e komisariateve në të gjithë vendin. Ai bëri me dije gjithashtu se në ndihmë të Policisë së Shtetit do të vijë edhe teknologjia, më konkretisht shërbimi i satelitit dhe më tej dronët.

16:43
Thaçi, akuza për 100 vrasje: Do marrë dënim të rëndë, dosjen e çoi Serbia

Gjykata Speciale njoftoi vazhdimin e masës së paraburgimit për ish presidentin e Kosovës, Hashim Thaçit, pasi është konstatuar se rreziku për pengimin e procesit gjyqësor “mund të zvogëlohet mjaftueshëm vetëm nëpërmjet rregullave për monitorimin e komunikimeve, që zbatohen në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara”.

16:41
“Filoqyl”, Donaldi bën të njëjtin tatuazh si Fifi, zbulon domethënien që ka

Gjatë qëndrimit brenda shtëpisë së ‘Big Brother’, Fifi dhe Donaldi krijuan miqësi shumë të mirë. Pasi u largua nga shtëpia, Fifi bëri tatuazh fjalën ‘Filoqyl’, ashtu siç ai e thërriste.

16:38
Gjukanoviç: Do “zhdukim” serbët. Qeveria shkarkohet në shkurt

Në 4 shkurt, qeveria aktuale pro-serbe do të rrëzohet, deklaroi me bindje presidenti malazez Milo Gjukanoviç, i cili theksoi se procesi i reformimit të Partisë së tij Demokratike Socialiste (DPS) duhet të përfundojë në mënyrë që ajo të përballojë me sukses sfidat, të cilat e presin në të ardhmen e afërt.

16:30
Italia, me presidenten e parë femër? Cilat janë dy gratë e fuqishme në garë

Italia duket se po i afrohet gjithmonë e më shumë një zhvillimi historik: zgjedhjes për herë të parë të një presidenteje femër. Pas pesë ditësh ngërçi dhe votimesh të përsëritura, krerët partiakë janë detyruar të kërkojnë një zgjidhje kompromisi.

16:26
Rusi-Kinë vulosin marrëveshje, sfidojnë SHBA-në: Bashkë, një bazë në Hënë

Në kulmin e krizës ukrainase, Rusia dhe Kina vendosën të bashkojnë forcat e të nisin menjëherë zbatimin e programit të përbashkët hapësinor për ndërtimin e një baze në Hënë, deri në vitin 2035.

16:23
“Bomba e motit”, stuhia mostër i afrohet SHBA-së: Do goditen miliona vetë

Gati 55 milionë amerikanë në lindje të Shteteve të Bashkuara kërcënohen nga një stuhi e dhunshme dimërore, e cila do të kombinojë reshjet e dendura të borës dhe erëra të acarta duke nisur nga Charlotte në Uashington, në Nju Jork e Boston në orët e ardhshme.

16:20
Rama publikon pamje nga Ekopark në Durrës: Nga faqja e zezë e Shqipërisë u kthye në atraksion turistik

Kryeministri Edi Rama ka bërë publike pamje nga punimet në Ekopark në Durrës ku duket se janë ngritur dhe fushat e sportit.

16:17
Publikohet video e rrëzimit të gjuajtësit amerikan F-35 në detin e Kinës Jugore (pamjet)

Ushtria ka konfirmuar autenticitetin e klipit video ku tregohet rrëzimi i gjuajtësit F-35C, pas dështimit të uljes në aeroplanmbajtëse.

16:17
Rusia dërgon rezerva gjaku pranë Ukrainës, Sheshel: Ukrainasit do bëhen mish për top

Rusia është duke dërguar furnizime me gjak bashkë me materiale të tjera mjekësore në afërsi të kufirit me Ukrainën, të cilat do të lejonin trajtimin e personave të mundshëm të lënduar; pohuan tre zyrtarë amerikanë për Reuters.

16:13
Escobar viziton Prishtinën e Beogradin, SHBA nuk mohon shkëmbimin e territoreve

Zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escobar, viziton javën e ardhshme Kosovën e Serbinë, dhe ideja e shkëmbimit të territoreve u shfaq sërish.

16:09
Zyrtare, Interi bëhet me sulmues të ri, firmos i përkëdheluri i Inzaghit!

Goditja e dytë e Interit në merkaton e janarit mban emrin e Felipe Caicedos.

16:08
NATO sfidon Moskën: Do pranojmë jo vetëm Ukrainën, por edhe një shtet tjetër fqinj

Në një lëvizje të hapur sfiduese për Moskën, i derguari i posacëm i NATO-s për Kaukazin Jugor dhe Azinë Qendrore, Javier Colomina, deklaroi se aleanca nuk do të bëjë kompromis për politikën për dyer të hapura nën presionin e Rusisë, por mund t`i shtojë radhët e saj edhe me fqinjë të tjerë të këtij vendi, sic është Gjeorgjia.

16:00
Banorët kanë fituar 60% të buxhetit

Siç i është komunikuar ata kanë fituar 60% të buxhetit.

16:00
Kosova regjistron mbi 3,600 raste të reja me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se të shtunën, më 29 janar, janë regjistruar 3,628 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 14,479 mostrave.

15:49
Rikthehen reshjet e dëborës/ Në Juglindje është zbardhur e gjithë zona. Rrugët janë të hapura

Çdo dimër teksa temperaturat bien, fëmijë dhe të rritur shihen me pak në rrugë. Por këtë fundjavë në Korçë u rikthye dëbora dhe bashkë me të edhe argëtimi

15:46
Balluku në Qafë Thanë: Të gjitha akset rrugore të hapura për qarkullimin e automjeteve, jemi në terren 24 orë

Në të gjitha akset rrugore të vendit po punohet për të garantuar qarkullimin pa problematika të të gjitha automjeteve, pavarësisht situatës së motit.