Rusi-Kinë vulosin marrëveshje, sfidojnë SHBA-në: Bashkë, një bazë në Hënë

29/01/2022 16:26

Në kulmin e krizës ukrainase, Rusia dhe Kina vendosën të bashkojnë forcat e të nisin menjëherë zbatimin e programit të përbashkët hapësinor për ndërtimin e një baze në Hënë, deri në vitin 2035.

Marrëveshja u konfirmua nga qeveria kineze dhe nga zyrtarë të Administratës Kombëtare të Hapësirës. Qëllimi i një baze të tillë të përbashkët në satelitin e vetëm natyror të Tokës do të jetë kryesisht kërkimi, por ajo përbën edhe një sfidë për projektin amerikan , Artemis dhe Lunar Gateëay të NASA-s.

Rusia dhe Kina synojnë të përfundojnë ndërtimin e infrastrukturës kryesore për ngritjen e kësaj baze deri në 2035-së”, deklaroi  zyrtari i lartë kinez, Wu Yanhua.

Plani i Pekinit dhe Moskës është që të kombinojnë bazën në sipërfaqen e Hënës me një stacion hapësinor në orbitën e saj.

Projekti i NASA-s është për një stacion rreth Hënës, me aftësinë të dërgojë një river për hulumtime.

Rusët dhe kinezët thanë se çdo vend tjetër që dëshiron t`i bashkohet iniciativës së tyre ambicioze, është i mirëpritur, duke shënuar kështu fillimin e pushtimit të hapësirës dhe nisjes së një epoke të re për njerëzimin.

Ky hap shihet mbi të gjitha si një mesazh i qartë për Perëndimin e sidomos Shtetet e Bashkuara, teksa bota duket sikur po ndahet në mënyrë gjithmonë e më të rrezikshme në dy kampe të mëdha.

Top Channel