Kina provokon SHBA: Gati për konflikt ushtarak me Amerikën për Tajvanin

29/01/2022 17:18

 Ambasadori i Pekinit në Washington e bëri të qartë se nëse autoritetet tajvaneze vazhdojnë të ecin në rrugën e pavarësisë me mbështetjen e Amerikës, kjo me shumë gjasë do të rezultojë ne një “konflikt ushtarak”.

Ambasadori i Pekinit në Uashington, Kin Gang foli për Radion Publike Kombëtare (NPR) për të bërë të qartë çështjen e Tajvanit dhe artikuloi për të parën herë hapur mundësinë e luftës me SHBA-në.

Më lejoni  që ta theksoj këtë. Çështja e Tajvanit është ngërçi më i madh mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara. Nëse autoritetet tajvaneze, të inkurajuara nga SHBA-ja vazhdojnë të ndjekin rrugën e mëvetësisë, atëherë ka shumë të ngjarë që e gjithë kjo të përfundojë në përplasje ushtarake”.

Kina e konsideron Tajvan e sunduar në mënyrë demokratike si territorin e tij “të shenjtë” dhe kurrë nuk ka hequr dorë nga ideja e përdorimit të forcës për të siguruar bashkimin përfundimtar.

Kur iu kërkua për një qëndrim pas kësaj deklarate, Departamenti amerikan i mbrojtjes tha se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj politikës së tyre “një Kinë” dhe angazhimeve të saj sipas Aktit të Marrëdhënieve me Tajvanin e SHBA.

Sipas politikës së hershme, Uashingtoni njeh zyrtarisht Pekinin dhe jo Taipein, por akti në fjalë kërkon që Shtetet e Bashkuara t’i ofrojnë Tajvanit mjetet për t’u mbrojtur.

 

Top Channel