Në 4 shkurt, qeveria aktuale pro-serbe do të rrëzohet, deklaroi me bindje presidenti malazez Milo Gjukanoviç, i cili theksoi se procesi i reformimit të Partisë së tij Demokratike Socialiste (DPS) duhet të përfundojë në mënyrë që ajo të përballojë me sukses sfidat, të cilat e presin në të ardhmen e afërt.

Gjukanoviç theksoi se ne mund të krenohemi me kontributin që DPS-ja ka dhënë në 18 muajt e fundit në fushën e zhvillimit demokratik të shoqërisë. Ne arritëm të zmbrapsim sulmin e nacionalizmit serbomadh gjatë gjithë kohës, duke marrë marrë parasysh në mënyrn e duhur  interesat shtetërore”, thuhet në deklaratën e DPS.

Muajin e ardhshëm janë parashikuar të mbahen tre séance në parlamentin e Malit të Zi: E para, për shkarkimin e zëvendëskryeministrit Dritan Abazovic, të kërkuar nga shefi i ekzekutivit, Zdravko Krivokapic.

E dyta për shkurtimin e mandatit të Kuvendit dhe e fundit, për mocionin e votëbesimit ndaj qeverisë, të iniciuar nga Abazoviçi.

Ky i fundit ka pohuar në disa raste se kërkon një qeveri pakice, ndërsa kohët e fundit nuk ka marrë pjesë as në mbledhjet e thirrura nga Krivokapiçi që ka nisur shkarkimin e disa zyrtarëve shtetërorë.

 

 

Top Channel