Diego Costa ishte shumë afër transferimit në Serie A, drejtuesit e Salernitanës kishin arritur akordin me sulmuesin e njohur, por në fund nuk zyrtarizuan marrëveshjen prej dyshimeve në lidhje me formën fizike të lojtarit me origjinë braziliane.

33-vjeçari, i cili mbylli aventurën braziliane me Atletico MG më 7 janar, dëshiron të luajë me çdo kusht në futbollin evropian. Në skenë ka dalë Valencia, që po kërkon për një sulmues.

Trajneri Pepe Bordalás ka zgjedhur Diego Costën, dhe drejtuesit e Valencias kanë nisur bisedimet me agjentin e goleadorit, i cili ka luajtur më parë në La Liga me Atletico Madrid, Celta Vigo dhe Rayo Vallecano.

Top Channel