Publikohet video e rrëzimit të gjuajtësit amerikan F-35 në detin e Kinës Jugore (pamjet)

29/01/2022 16:17
Mediat thonë se Uashingtoni po nxiton për rekuperimin e avionit $100 milionësh nga frika se mund të arrihet i pari nga Pekini.

Ushtria ka konfirmuar autenticitetin e klipit video ku tregohet rrëzimi i gjuajtësit F-35C, pas dështimit të uljes në aeroplanmbajtëse.

Pamjet e shpërndara online tregojnë avionin e avancuar amerikan anti-radar që përplaset në kuvertën e aeroplambajtëses dhe më pas bie në det.

Marina amerikane konfirmoi vërtetësinë e pamjeve në një deklaratë për rrjetin CNN.

F-35C shihet fillimisht duke iu afruar luftanijes ‘Carl Vinson’ në videon e regjistruar nga bordi i aeroplanmbajtëses. Më pas dëgjohet zhurma e një përplasjeje të fortë dhe një tym i bardhë që ngrihet, para se pamja të ndërpritet.


Më tej pamjet e avionit të rrëzuar të mbetur në sipërfaqen e ujit janë marrë në disa foto të cilat gjithashtu janë publikuar në mënyrë të paautorizuar në internet.

 “Video dhe fotot e publikuara nga mediat janë marrë nga bordi i aeroplambajtëses  USS ‘Carl Vinson’… gjatë aksidentit,” tha komandanti Hayley Sims.

Ai shtoi se hetimet ende vijojnë së bashku me përpjekjet për rekuperimin e rrënojës, që tashmë duket se është në fundin e Detit të Kinës Jugore.

Mediat thonë se Uashingtoni po nxiton për rekuperimin e avionit $100 milionësh nga frika se mund të arrihet i pari nga Pekini.

Por zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze Zhao Lijian tha se Pekininuk është i interesuar për avionin,” dhe nxiti Uashingtonin të bëjë gjëra që ndihmojnë paqen rajonale dhe jo të tregojë muskujt”.

Top Channel