14:17
Ekstradohet nga Greqia anëtari i bandës së ’97, ishte dënuar me 20 vite burg. Si i grabiste furgonat me refugjatë që vinin nga Kapshtica
Interpol Tirana ka kryer ekstradimin e shqiptarit, Bashkim Buzani, 50-vjeç, i cili ishte dënuar me 20 vite burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprat penale “Organizatë kriminale” në formën e pjesëmarrjes në organizatë kriminale, “Vjedhja me armë” dhe “Vjedhja” kryer në bashkëpunim.