Mbetet në burg atentatori i Dukës/ 34 vjeçari nuk e pranon që vendosi bombën në shtëpitë e presidentit të FSHF

29/01/2022 15:07

Gjykata e la në burg sot Arben Hasanajn personin e arrestuar si i dyshuari kryesor për eksplozivin e vendosur në derën e jashtme të oborrit të shtëpisë së Kreut të Federatës së Futbollit.

Vendimi u dha pasi u panë provat e paraqitura përfshi edhe kamerat e sigurisë që kanë regjistruar personin që shkoi para banesës, vendosi eksplozivin që më pas shpërtheu.

Kjo është vetëm një nga pamjet e kameras së shtëpisë së presidentit të federatës, sepse ka ëedhe pamje të tjera që kanë ndjekur personin deri sa ka shkuar në banesën e tij. Pas gjyqit avokati mbrojtës tha se ka prova që tregojnë se 34 vjeçari në atë moment ka qenë në një tjetër vendi

Ngarja tërhoqi vëmendje të madhe sepse ndodhi në kohën kur po zhvillohet gara për postin e presidentit të federatës së futbollit

Top Channel