Një magazinë e një fabrike me pije alkoolike është përfshirë nga flakët.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:45, në rrugën dytësore Vorë-Tiranë dhe në magazinë kishte vetëm lëndë drusore dhe ambalazhe. Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz por vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Top Channel