Paris Saint Germain gjatë verës së shkuar afroi shumë elementë me parametër zero gjatë verës së shkuar, si Donnarumma, Wijnaldum, Sergio Ramos apo edhe Lionel Messi.

Edhe verën e ardhshme PSG nuk ka ndërmend të shpenzojë shumë para në merkato dhe probabiliteti më i madh është të afrojë elementë të tjerë cilësorë që do të jenë pa kontratë, një prej tyre mund të jetë mesfushori i kombëtares franceze Paul Pogba i cili është në skandencë kontrate me Manchester United dhe pas disa muajsh do të jetë një lojtar i lirë në treg.

Paris Saint Germain ka nisur që tani kontaktet me Mino Raiolën që është agjenti i Pogba dhe gjasat më të mëdha janë që mesfushori të transferohet në Parc des Princes dhe ta vazhdojë karrierën në Ligue 1.

Top Channel