PS zgjedh kandidatët për 6 marsin/ Dalin emrat për 5 bashki, në Lushnjë kandidati zgjidhet me sondazh

29/01/2022 01:21

Partia Socialiste bëhet e para forcë politike e cila shpall emrat e 5 nga 6 kandidatët e saj për zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit. Ishin drejtuesit politik në qarqe ata të cilët anonçuan emrat e të besuarve për për këtë garë elektorale.

Kryesia socialiste nuk mundi të vendosë për kandidatin e Lushnjës. Shpjegimet i dha drejtuesi politik i qarkut Fier, Taulant Balla.

Ambicia e sociliatëve është fitimi të gjashta bashkive. Beteja më e fortë për ta do jetë Shkodra një bastion i PD të cilin në këto zgjedhje të pjesshme PS do të tentojë ta fitojë.

Top Channel