Policia e Durrësit ka vënë nën pranga 4 persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Në pranga u vu shtetasi Q.M., i cili ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme shtetasen me inicialet A.V.,

Tre persona të tjerë janë arrestuar nga policia pasi u kapën duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Krujë, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Përndjekja” shtetasin Q. M., 26 vjeç, banues në lagjen Nr.3 Krujë, pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme shtetasen A. V.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt ” shtetasit; A. M., 32 vjeç, B. K., 42 vjeç, E. Xh., 31 vjeç, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetet përkatëse në gjëndje të dehur”, njofton policia.ë

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel