Një studim i studiuesve izraelitë sugjeron që numri i vdekjeve nga koronavirusi në të gjithë botën mund të jetë një milion më i lartë se sa u raportua.
Izraeli regjistroi numrin më të lartë ditor të rasteve me COVID-19 në pesë muajt e fundit.
Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Kolumbi tejkaloi 121.000, me 218 vdekje të raportuara në 24 orët e fundit.
Në Karolinën e Jugut të Shteteve të Bashkuara të Amerikës tre persona u vranë dhe një u plagos në një sulm me armë.
I ka kushtuar Lazios 18 milionë euro plus bonuset, por ka bërë shumë pak për të mos thënë asgjë në sezonin e parë si bardhekaltër. Megjithatë, Vedat Muriqi është nga ata lojtarë me potencial që nuk i bie lehtë vlera. Sipas medieve spanjolle, shtatlarti “dardan” pëlqehet shumë nga Valencia, në LaLiga, që po studion mundësinë për t’i bërë ofertë konkrete Lazios.
Ndryshim i drejtimit në marrëdhëniet midis Ousmane Dembélésë dhe Barcelonës. Mediet spanjolle raportojnë se përfaqësuesit e lojtarit dhe drejtuesit e klubit katalan i kanë zbutur momentet e vështira javët e fundit dhe i kanë afruar pozicionet deri në atë pikë sa janë afër mbylljes së rinovimit të kontratës.
Kaio Jorge është zyrtarisht një sulmues i ri i Juventusit. Kluibi brazilian i Santos doli me një njoftim në faqen e tij, nëpërmjet të cilit zyrtarizoi marrëveshjen me klubin Juventus për transferimin në Torino të lojtarit të lindur në vitin 2002.
Liverpooli i rinovon kontratën një prej mesfushorëve më të spikatur që ka në skuadër.
Granit Xhaka vendos të qëndrojë te Arsenali. Edhe pse Jose Mourinho e donte me ngulm te Roma, mesfushori me origjinë shqiptare ka rinovuar kontratën me Arsenalin duke zgjatur edhe me dy vite të tjera marrëveshjen aktuale që i skadonte në 2023-in.
Florian Kamberi bën një tjetër hap mbrapa në karrierën e tij duke u transferuar në League One, kategoria e tretë e futbollit anglez.
Aksioni i fikjes së zjarreve pyjore në rrethet Marmaris dhe Köyceğiz të provincës Muğla të Turqisë vijon ende.
Neymar dukej i kënaqur teksa përqafonte ish-të dashurën e tij, Carolina Dantas, ndërsa merrnin rreze dielli në një jaht në Ibiza të hënën.
Qyteti i Nju Jorkut do të kërkojë dëshmi të vaksinimit kundër koronavirusit për të fituar qasje në aktivitete të brendshme, duke u bërë qyteti i parë i madh në Shtetet e Bashkuara që prezanton pasaportën e vaksinës.
Nëse talibanët fitojnë luftën e tyre kundër forcave qeveritare, atëherë kjo do të ketë pasoja “shkatërruese” për sigurinë globale, ka thënë një gjeneral afgan, raporton BBC.
Përfundon ende pa nisur aventura e Theophilus Solomon në Kroaci.
Një zonë me shkurre pranë fshatit Gur i Zi në Elbasan është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.
Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllime për Andrea Haxhiajn, viktimën e parë nga zjarret në vend.
Këngëtarja Vesa Luma është shokuar nga një mesazh që i ka mbërritur në Instagram.
Situata në 3 fshatrat në Lunxhëri, Krinë, Asim Zeneli dhe Arshi Lengo pritet të normalizohet, ndërsa helikopterët vijojnë hedhjen e ujit nga ajri.
Banorët po përballen me tmerrin e flakëve në Lunxhëri të Gjirokastrës, ndërsa është gjetur i djegur një burrë 64 vjeç.
Dua Lipa vazhdon të ndajë në rrjetet sociale, momente nga pushimet e saj në jug të Shqipërisë.
Pas rekordit botëror që vendosi ditën e diel te femrat në garën e kërcimit trehapësh 25-vjeçarja nga Venezuela Yulimar Rojas, e cila kërceu 15,67 metra, duke thyer rekordin e vjetër, që ishte fiksuar më shumë se çerek shekulli më parë.
Pasditen e sotme vatrat e zjarrit janë aktivizuar edhe në Rugovë të Pejës, të cilat u janë afruar banesave.
Vetëm pak ditë më parë, ish-konkurrentja e “Për’puthen +40”, Stela zbuloi se ishte ndarë nga Çimi.
Zjarret po kërcënojnë edhe zonat e banuara pranë kryeqytetit grek, Athinës.
Banorët e fshatit Arshi Lengo në Lunxhëri janë detyruar të lënë pas çdo gjë e të largohen nga shtëpia e tyre për shkak të flakëve që pushtuan vendin.
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Besëlidhja” në Kamzë, ku është aksidentuar një 19-vjeçar.
Teksa vijon beteja me flakët në Gjirokastër pasi zjarri ka përfshirë disa fshatra, një efektiv i Forcave të Armatosura dhe banorë të tjerë janë asfiksuar.
Autoritetet në Lituani kanë thënë se rojet e tyre kufitare janë urdhëruar që të kthejnë migrantët, të cilët tentojnë të hyjnë ilegalisht në këtë shtet, ndërkohë që vazhdon kriza në pikën kufitare me Bjellorusinë.
Tre persona janë arrestuar nga policia sepse dyshohen si autorë të zjarrvënies së qëllimshme në disa fshatra të Vlorës e Sarandës.
Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detaje në lidhje me situatën aktuale të zjarreve në vendin tonë.
Guvernatori i New York-ut, Andrew Cuomo ka ngacmuar seksualisht disa gra, duke përfshirë punëtore në zyrën e tij, është thënë në një hetim të kryer nga Prokurorja e Përgjithshme e New York-ut, Letitia James, transmeton BBC.
Raporti 100 ditësh i Qeverisë Kurti ka vënë në pah përplasjet kryesore të pozitës e opozitës.
Biles Simone garoi më në fund në një finale gjimnastike në: Lojërat Olimpike të Tokios.
Për shkak të numrit të ulët të regjistrimeve do të ketë një fazë të dytë aplikimi online përmes portalit e-albania.
Temperaturat e larta të këtyre ditëve kanë bërë që pacientët me probleme kardiake të kërkojnë ndihmë pranë urgjencës kombëtare duke i asistuar ata në banesë.
Në ditën e tetë të zjarreve në Karaburun, kur flakët po avancojnë drejt parkut Kombëtar të Llogorasë ushtria ka dërguar katër helikopterë dhe 500 forca në ndihmë të zjarrfikësve.
Riatdhesimi 14 fëmijëve dhe 5 grave, është mirëpritur nga pjesa e mbetur e shqiptareve në kampet siriane, me shpresë se edhe ato do të kthehen në atdhe.
Moderatorja e njohur, Erjona Rusi ishte e ftuar në puntatën e sotme të emisionit “Pushime On Top”.
Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me humbja e qytetarit Andrea Haxhiaj, i cili po përpiqej të shuante flakët në shtëpi.
Nga sot Shqipëria dhe Mali i Zi do të kenë një pikë të re kufitare në Grabom të Malësisë së Madhe, por për kryeministrin Edi Rama ndërtimi i infrastrukturës është hap i pamjaftueshëm nëse mes dy vendeve nuk hiqen burokracitë dhe barrierat tarifore.
Zjarret kanë përfshirë edhe Vaun e Dejës në malin e Cukalit.
Andrea Haxhiaj është 64-vjeçarari që mbeti i vdekur nga zjarret që përfshinë fshatin “Asim Zeneli” në Njësinë Administrative Lunxhëri – Antigone në Gjirokastër.
Zona e Lunxhërisë në Gjirokastër është përfshirë nga zjarre të mëdha ditën e sotme, ku një person u gjet i djegur pas përpjekjeve për të shuar flakët.
Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar për situatën e zjarreve në vendin tonë pasi u shënua viktima e parë nga flakët.
Një automjet me 14.3 kg lëndë narkotike kokainë është kapur në Muriqan ndërsa është arrestuar drejtuesi i mjetit me të cilin po transportohej droga.
Një fabrikë gazi është përfshirë nga flakët që kanë përfshirë zonën e Titoit, në periferi të Athinës.
Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar për situatën e vështirë të shkaktuar nga zjarret në Shqipëri duke thënë se do të jenë gjithmonë krah vendit tonë.
Zjarri masiv që përfshiu zonën e Tatoit, në periferi e Athinës ka djegur dhjetëra hektarë pemë dhe ka shkatërruar banesa dhe biznese të zonës.
Ministri i Mbrojtjes, i cili ndodhet në Lunxhëri ditën e sotme u ka bërë thirrje të gjithë banorëve të fshatrave Krine, Asim Zenel dhe Arshi Lengo në atë zonë që të bashkëpunojnë me forcat e ushtrisë dhe të dalin nga banesat e tyre për të shmangur vdekje të tjera.
Nisur nga temperaturat tepër të larta në vendin tonë, nga i nxehti afrikan që ka përfshirë të gjithë Europën, Bashkia e Tiranës ka marrë masa për larjen e rrugëve në kryeqytet me ujë.
Ashtu siç edhe parashikohej do të diskutohet mes Spanjës dhe Brazilit finalja e futbollit të meshkujve në Olimpiadën Tokyo 2020.
Drejtori i pyjeve Vau i Dejës, Rrok Ftoni ka folur për situatën e zjarreve pasi është përfshirë nga flakët edhe maja e Cukalit.
Dita e sotme ka shënuar një rritje të ndjeshme të të prekurve me COVID në vendin tonë.
344 persona janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit në vend, pasi janë kapur duke drejtuar automjetet jashtë rregullave të qarkullimit rrugor.
Në Shqipëri është shënuar viktima e parë nga zjarret.
Brazil – Një 15-vjeçare nga Sao Paolo ka ndërruar jetë nga ataku kardiak teksa po kryente marrëdhënie intime me një 26-vjeçar në makinën e tij.
110 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, nga 3.667 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Një 27-vjeçare me origjinë shqiptare, Joana Peca u ekzekutua para disa ditësh në sy të fëmijëve të saj në Florida. Kur ndodhi krimi makabër, Peca ndodhej në makinë me një prej fëmijëve në prehrin e saj, thonë të dhëna policore.
Tatoi, një periferi e Athinës, është përfshirë nga një zjarr i madh që ka ‘gllabëruar’ masivin pyjor të zonës.
Janë tetë lokacione të cilat janë përfshirë nga zjarri në komunën e Suharekës.
Ditën e sotme është hapur pika e përbashkët kufitare me Malin e Zi.
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në vendin e quajtur Tatoi, në periferi të kryeqytetit grek. Flakët kanë përfshirë një masiv pyjor dhe po përhapen me shpejtësi.
Për shkak të numrit të ulët të regjistrimeve do të ketë një fazë të dytë aplikimi online përmes portalit e-albania. Ministria e arsimit njoftoi se regjistrimi për në klasë të parë dhe të dhjetë do të kryhet edhe përgjatë periudhës 15 gusht deri në 30 korrik.
Simone Biles garoi më në fund në një finale gjimnastike në :Lojërat olimpike të Tokios. gjimnastja amerikane që pati një betejë me shëndetin e saj mendor, mori pjesë në finalen e ushtrimeve në traun e ekuilibrit për femra ku arriti të marrë medalje, atë të bronztë, ndërkohë që kampione olimpike u shpall adoleshentja kineze Guan Chenchen. Kjo finale ishte gara e parë e Biles në Tokyo 2020, pas tërheqjeve të saj javën e kaluar nga të gjitha finalet e tjera të mëparshme
Ne stinën e thatë të verës vaditja mbetet një prej problemeve kryesore të fshatrave. Rënia e nivelit të ujit në depon e fshatit Drenovë ka bërë që banorët të furnizohen me më pak ujë të pijshëm.
Pika e përbashkët kufitare mes vendit tonë dhe Malit të Zi në Grabom të Malësisë së Madhe është hapur ditën e sotme në vazhdën e lehtësimit të lëvizjes drejt një Ballkani të Hapur.
Zjarret kanë përfshirë edhe majën e Majën e Cukalit, në njësinë administrative të Shllakut në Vaun e Dejes ku po përhapet me ritme të shpejta.
“Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Standard & Poor’s në rishikimin e saj të fundit ka konfirmuar për Shqipërinë vlerësimin aktual në ‘B+’ dhe me perspektivë të qëndrueshme ekonomike. Në parashikimet e saj agjencia është optimiste për rimëkëmbjen e ekonomisë e cila sipas saj do të rritet me 5% këtë vit.”
Në Forumin Rajonal të Shkupit, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut firmosën tre marrëveshje.
Ilir Meta ka goditur një ndër pikat e nismës “Open Ballkan“ që parashikon lehtësimin e tregut te punës me vendet e rajonit. Në vazhdën e luftës së tij me dekrete, Presidenti i ktheu për rishqyrtim Parlamentit ligjin për të huaj, i cili lehtësonte procedurat për lejet e qëndrimit për shtetasit jo shqiptare që dëshirojnë të punojnë në vendin tone.
Tonelata mbeturina që nga ato plastike dhe deri te mbetjet spitalore janë përhapur në vijën bregdetare në plazhin e Vilbashtovës.
Situata dramatike e zjarreve dje në Gjirokastër ka lënë pas hapësira të gjera të shkrumbuara në Lunxhëri ku u kërcënuan seriozisht edhe fshatrat Qestorat, Paleokastër ndërsa zjarri arriti shumë pranë zonës së fshatrave të sipërm të Lunxhërisë.
Gjithë natën vijuan zjarret në Karaburun dhe sot në mëngjes në ditën e tetë, flakët po përparojnë me shpejtësi drejt Llogorasë dhe zonave të banuara në Dukat.
Një infermiere u pezullua nga puna sepse refuzon të vaksinohet kundër Covid, dhe këtë vendim ajo e çoi në gjykatë, por gjyqtari e hodhi poshtë kërkesën e saj, dhe e e gjykoi masën e dhënë ndaj saj si “adekuate dhe proporcionale”.
Zjarret pyjore në lindje të Rusisë vazhdojnë duke u rritur dhe kanë tejkaluar një sipërfaqe totale prej 1 milion hektarësh.
Shërbimet e Policisë Kufitare në portin e Sarandës, kanë ushtruar kontroll të detajuar në një mjet lundrues jaht të ankoruar në portin e Sarandës.
Të martën, 3 gusht, presidenti i ardhshëm i regjimit iranian do të marrë detyrën. Por, përurimi zyrtar i Ebrahim Raisi si president është çdo gjë, përvecse normale. Faktikisht është më tepër një pikë e rëndësishme përuruese që, sipas të gjitha gjasave, shënon fillimin e fundit të një regjimi brutal.
Ditën e djeshme në qytetin qendror të Kinës, Wuhan 7 punëtorë emigranë kanë rezultuar poztivë me COVID-19.
Një operacion i përbashkët i Gardës Civile, Policisë Kombëtare dhe Policisë Gjyqësore të Portugalisë ka urdhëruar arrestimin e tre personave me kombësi spanjolle në qytetin portugez të Vila-real si autorë të dyshuar të trafikut të drogës.
Partia Demokratike ka depozituar në SPAK kallëzimin për kryetarin e Bashkisë së Mallakastrës, Qelim Ismailaj, për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në vendin e quajtur Tatoi, në periferi të Athinës.
Aleanca e NATO-s dënoi të martën (3 gusht) sulmin vdekjeprurës të javës së kaluar ndaj një cisterne të operuar nga Izraeli në Gjirin e Omanit. NATO-ja i bëri thirrje Iranit të respektojë rregullat ndërkombëtare të transportit. Edhe Bashkimi Evropian dënoi sulmin duke e quajtur si “të papranueshëm”. Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Izraeli […]
Një tjetër krim makabër ka tronditur Greqinë mëngjesin e ditës së sotme. Burri ka vrarë gruan brenda një taverne që ishte në pronësinë e vëllait të viktimës.
Punë, punë dhe vetëm punë. Mes palestrës, pishinës, ushtrimeve me fizioterapistin.
Një 26-vjeçar është vënë nën prangat e policisë së Fierit, pasi për motive të dobëta ka dhunuar fizikisht babanë e tij.
Një 51-vjeçar ka humbur jetën pasi duke punuar në soletë ka rënë aksidentalisht në kontakt me rrymën elektrike.
Një skandal i madh mafio-politik po trondit Serbinë. Lidhjet e krimit të organizuar me gjasë arrijnë deri në krye të qeverisë serbe në Beograd.
Burrat do të tejkalojnë në mënyrë drastike gratë brenda pak dekadave për shkak të “preferencave kulturore ” për djemtë dhe përzgjedhjes së gjinisë para lindjes, ka zbuluar një studim.
Shtetasi Abdyl Çanga, i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi është dënuar me 3 vite e 10 muaj burg për posdemi të lëndëve narkotike, është vënë nën prangat e policisë.
Edhe pse nënë e katër fëmijëve, Kim Kardashian vijon të mbetet në super formë.
Johnny Depp arriti një fitore në betejën e tij gjyqësore kundër ish-gruas Amber Heard, i cili do të detyrojë një organizatë bamirëse të zbulojë nëse aktorja i përmbushi premtimet e saj për të dhuruar marrëveshjen e divorcit prej shtatë milionë dollarësh.
Përmes një postimi në rrjetin e saj social, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi njofton se portali “e-Albania” do të rihapet mes datave 15-30 gusht për regjistrimin online të nxënësve të klasave të para dhe të dhjeta.
Zjarri që ka përfshirë shumë zona në jug të vendit nuk ka lënë pa prekur edhe pyllin e Poros, në Vlorë.
Të gjithë ata prindër që kanë merak për të gjetur një çerdhe apo një kopsht për fëmijët e tyre, do të marrin një zgjidhje, pasi Bashkia e Tiranës ka gati projektin, i cili synon ngritjen e tyre pranë bizneseve apo kompanive.
Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacione lidhur me situatën e zjarreve në vendin tonë.
Afrimi i vitit shkollor dhe mungesa e infrastrukturës shkollore dhe gjendja e rrugës së fshatit është kthyer në një problem të madh për banorë të Kryevidhit në bashkinë e Rrogozhinës.
Turqia po përjeton zjarret më të këqija në të paktën një dekadë, tregojnë të dhënat zyrtare, me gati 95,000 hektarë të djegur deri më tani, krahasuar me një mesatare prej 13,516 hektarësh në vitet midis 2008 dhe 2020.