Biden përplaset me presidentin ukrainas, CNN: Putin po fërkon duart

28/01/2022 17:31

Telefonata mes Joe Bidenit dhe homologut të tij ukrainas, Volodimir Zelensky, nuk shkoi mirë pohoi për CNN një zyrtar i lartë në Ukrainë, i cili tha se palët kishin pasur mosmarrëveshje për “nivelin e rrezikut të një sulmi rus”.

Shtëpia e Bardhë i hodhi poshtë këto pretendime, duke paralajmëruar se burimet anonime bartin rrezikune informacioneve të pavërteta.

Ajo pranoi megjithatë se Biden e ka paralajmëruar Zelenskun se një pushtim i shpejtë nuk përjashtohet si mundësi.

Madje kreu i administratës amerikane kishte lënë të kuptohej se kjo mund të ndodhtë në shkurt. Por Zelensky, sipas zyrtarit ukrainas, ka përsëritur qëndrimin e tij se kërcënimi nga Rusia mbetet i rrezikshëm, por i paqartë”, dhe ai vetë duket se nuk është i sigurtë nëse një sulm madhor do të ndodhë vërtet. Fërkime të tilla padyshim çojnë ujë në mullirin e Putinit, mendojnë ekspertët.

Apeli i Shteteve të Bashkuara drejtuar qytetarëve amerikane që të largohen nga Ukraina, shkaktoi gjithashtu kritika të mëdha në këtë vend.

Biden e preku dhe këtë çështje, e i kujtoi Zelenskyt se ambasada e SHBA-së në Kiev mbetet e hapur dhe krejtësisht funksionale. Burime pranë Zelenskyt ishin shprehur më herët se ai qe shqetësuar mjaft nga ky qëndrim i Washingtonit.

Fakti që Amerika ishte e para që doli me një njoftim të tillë ishte jashtëzakonisht zhgënjyes, tha burimi duke shtuar se “amerikanët mund të jenë më të sigurtë tani në Kiev sesa në Los Angeles apo në çdo qytet tjetër të SHBA-së ku ka pllakosur krimi”.

Top Channel