“Mjekësia është pasion”/ Historia e infermieres që prej 30 vitesh udhëton nëpër fshatra të largët

28/01/2022 15:51

Mjekësia është një mision sa human aq dhe i vështirë. Çdo ditë ata janë në vijën e parë të rrezikut pa marrë parasysh temperaturat e ulëta apo ditët e acarta.

Maria është një nga ato infermierë që prej 30 vitesh çdo ditë është pranë pacientëve të saj shtëpi më shtëpi në fshatin Pllane të Lezhës me shërbimet shëndetësore që ju nevojiten.

Pjesën më të vështirë gjatë këtyre 30 viteve ajo veçon 2 vitet e fundit të pandemisë covid 19.

Për Marian kjo punë nuk ka ditë pushimi as orar, ajo gjendet pranë atyre që kanë nevojë në çdo çast që e thërrasin.

Sfidat për Marien por dhe kolegët e saj që punojnë pranë qendrave shëndetësore nëpër fshatra janë të shumta, megjithatë nuk kanë qenë pengesë për misionin e bukur që ato ofrojnë për gjithësecilin pacient në shtëpitë e tyre.

Top Channel