Fëmija imitues/ Të apasionuar pas batutave të filmave të vjetër shqiptarë

28/01/2022 12:23

Kejdiola është vetëm 9 vjeç, por pavarësisht moshës është shikuesja më e rregullt e filmave shqiptarë.

Ajo jo vetëm preferon t’i ndjek, por edhe e imagjinon veten si personazh filmi. Së fundmi I imiton në rrjete sociale… Që në vitet e para të jetës Kej ka zbuluar talentin e saj, dhe dëshiron që në të ardhmen të jetë aktore.

Mua më pëlqejnë shumë filmat shqiptar. Kam parë shumë herë ‘Beni ecën vetë’, ‘Mimosa Llasticën’, ‘Marigonë’, ‘Mëngjese lufte”… filmi i preferuar është ‘Mimoza Llastica’, ndërsa te ‘Beni ecën vetë’, më pëlqen ajo vajza që i thonë tullumbace”.

9-vjeçarja ka memorizuar edhe pjesët më të pëlqyera nga filmat shqiptarë:

Te Mimoza Llastica më pëlqen më shumë ajo pjesa ‘pse ma lëpive gjalpin’… ndërsa te ‘Beni ecën vetë’ kur i thotë jetës: ama qenke një tullumbace ti, që se paske shoqen!

Top Channel