53 vite nga revolta e Spaçit/ Përkujtohet në Tiranë përballja me regjimin, mesazh edhe për gjyqin e ish-krerëve të UÇK

21/05/2026 21:43

U përkujtua në Tiranë 53-vjetori i Revoltës së Spaçit, ku të burgosurit politikë ngritën flamurin kombëtar pa yllin komunist, duke sfiduar regjimin e kohës.

Disa prej organizatorëve të revoltës në atë kohë u dënuan dhe u trajtuan mizorisht, ndërsa 4 prej tyre u pushkatuan.

Presidenti i Unionit Mbarëkombëtar të ish-të përndjekurve politikë, Besim Ndregjoni, tha se në atë revoltë, u hodh për herë të parë slogani i demokracisë dhe i lirisë “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Slogan, që sipas tij, u përsërit edhe nga studentët e dhjetorit  te 1990 në qytetin studenti. Ndërsa nuk i kurseu kritikat për politikën.

“Kjo klasë politike nuk ka ndërtuar shtet të ligjshëm, portë korruptuar. Opozita antikomuniste në 2026 është kthyer në fasadën e këtij shteti të korruptuar”, tha ai.

Besim Ndregjoni u ndal edhe te gjyqi që po zhvillohet në Hagë për ish-krerët e UÇK-së.

“Qarqet antishqiptare sllave duan të njollosin luftën çlirimtare të Kosovës me gjyqe formale në Hagë”, u shpreh ai.

Aktiviteti përkujtimor në Tiranë bëri bashkë të mbijetuarit e revoltës antikomuniste të Spaçit, të burgosur dhe të përndjekur politikë, si dhe Unionin Artistik të Kombit Shqiptar.

Top Channel